Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët Empty Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët

Fri 18 Jul 2014 - 22:13
Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët _alienet_ekzistojne_por_kontak
NASA synon që në një periudhë 20-vjeçare të zbulojë alienë në hapësirën e pamatë.

NASA ka konfirmuar praninë e jetës jashtë tokës. Për herë të parë Agjencia Hapësinore Amerikane ka folur për forma të tjera jete të pranishme në planetë të tjerë, duke shprehur synimin për të studiuar këto forma të reja jete.

NASA ka analizuar 5000 planetë në të cilat mund të ketë forma jete dhe tashmë po studion se për çfarë formash jete bëhet fjalë. Ideja është për të krijuar pajisje që lejojnë një studim më të thelluar në univers dhe për “botët e reja” në Rrugën e Qumështit.

“Deri para pesë vitesh nuk e dinim se 10-20% e yjeve përreth nesh janë të ngjashme me Tokën. Kjo bën që të ngremë hipoteza për forma të ngjashme jete në planetin tonë. Brenda 20 vjetësh mund të takojmë alienët”, shprehet Sara Seager, zyrtare e NASA.

Për këtë qëllim, Agjencia Hapësinore Amerikane është angazhuar në ndërtimin e një serie të re teleskopësh, shumë herë më të fuqishëm se ata ekzistuesit.

Mjafton të përmendet fakti se në më pak se 5 vjet, teleskopi Kepler ka zbuluar rreth 5 mijë planetë të rinj, më shumë se në të gjithë historinë paraardhëse të kërkimit hapësinor.

Gjithsesi, këto zbulime përbëjnë një shumë jashtëzakonisht të vogël duke patur parasysh se galaktika jonë – Rruga e Qumështit, përbëhet nga rreth 400 miliardë yje.

Ndaj, në 2017 NASA ka planifikuar lëshimin e TESS – një pajisje me 4 teleskopë që do të monitorojë intensitetin e dritës së yjeve, për të përcaktuar vjetërsinë e trupit qiellor dhe nëse është një planet pjesë e një sistemi diellor.

Një vit më vonë, në 2018 është parashikuar lëshimi i Teleskopit “Xhejms Ueber”, detyra kryesore e të cilit është matja e nivelit të gazrave dhe nëse ky trup qiellor është i përshtatshëm për të jetuar pasi në të ka ujë dhe oksigjen.

Veçanërisht, ky teleskop do të ketë lenten kryesore me diametër 6.5 metrash, disa herë më të madhe se paraardhësi i tij i parë Habëll, i lëshuar në hapësirë që në 1990.

Paralelisht me ndërtimin e këtyre dy projekteve, NASA po studion edhe shtimin e peshës së raketave të saj lëshuese të pajisjeve për në hapësirë.

Aktualisht raketat ruse Proton mund të mbajnë deri në 13 tonë peshë; ndërsa synimi i amerikanëve është ndërtimi i një rakete të aftë të mbajë 130 tonë peshë për në hapësirë.

/Shekulli Online/ E.L./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët Empty Re: Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët

Fri 25 Jul 2014 - 22:31
Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët New_milky_way-1
Shkencëtarët e NASA-s shprehen të sigurtë se në 100 milion sistemet diellore që ndodhen në Rrugën e Qumështit ekzistojnë forma të jetës aliene.

Pavarësisht këtij besimi të agjencisë amerikane të hapësirës, deri më tani përpjekjet e njerëzimit për t’u shkëputur nga vetmia e madhe në univers e për t’u vënë në dijeni të një forme tjetër jete kanë dështuar.

Por me hapat e zhvillimit të teknologjisë në dekadat e fundit, NASA beson se brenda 20 viteve njeriu do të vërtetojë se nuk ndodhet i vetëm.

Agjencia hapësinore amerikane nga Uashingtoni paraqiti një plan për kërkimin e jetës aliane duke përdorur teknologjinë më të avancuar në shërbim të një teleskopi, lëshimi i të cilit në hapësirë është parashikuar për në vitin 2017.

Teleskopi i Mbikqyrjes Ekzoplanetare është fjala e fundit e teknologjisë në këtë fushë. Projekti ka kushtuar disa miliarda dollarë dhe synon që në 20 vitet e ardhshme të faktojë ekzistencën e jetës aliane.

/ Top Channel
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët Empty Re: Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët

Sun 27 Jul 2014 - 9:09
Fiksim e kam te gjej nje te dashur aliene.
20 vjet sjane shume , do pres????
Sponsored content

Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët Empty Re: Brenda 20 vjetësh do të takojmë alienët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi