Kurë për kancerin e pankreasit brenda 10 vjetësh
Sat 1 Mar 2014 - 17:23
Një kurë për shërimin e kancerit të pankreasit është në horizont, thonë kërkuesit.
Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit besojnë se kanë gjetur trajtimin e duhur për heqjen e sëmundjes në vetëm një javë.
Kanceri i pankreasit ka disa simptoma në fazën e parë dhe zakonisht kjo sëmundje diagnostifikohet kur është në një fazë të avancuar dhe kjo e bën të vështirë luftimin.
Deri tani për mposhtjen e kësaj sëmundjeje është përdorur imuniteti i trupit – metodë e njohur si imuneterapi.
Por kërkuesit kanë zbuluar së fundmi se qelizat e infektuara mbulojnë vetveten me proteinë dhe formojnë një barrier rreth tumorit.
Tani, stafi kërkues në Universitetin e Kembrixhit kanë arritur një zbulim befasues që një ditë mund të çojë drejtë gjetjes së kurës.
Një ilac i ri i quajtur AMD3100 – i njohur si Plerixafor – mund të përdorët për të depërtuar barrierën.
Kura është testuar tek minjtë dhe tashmë ka ardhur koha që të testohet edhe tek njerëzit. Nëse rezulton e suksesshme, ilaçi për këtë sëmundje mund të jetë në treg brenda 10 vitesh.
Dr Douglas Fearon, thotë se ky mund të jetë hapi i parë në zbulimin e kurave për shumë forma të kancerit. Testet klinike do të realizohen brenda gjashtë muajve në spitalin Addenbrooke në Kembrixh.
Kanceri i pankreasit është një nga sëmundjet kancerogjene që shkakton shumë vdekje. Ajo prek zakonisht njerëzit mbi 60 vjeç. Më pak se 20% e pacientëve të diagnostifikuar jetojnë një vit pas zbulimit të sëmundjes dhe më pak se 4% jetojnë 5 vjet më pas.shekulli.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi