Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ligj i ri në Shqipëri: Politikanët që premtojnë e s’bëjnë gjë, 2 vjet burgim Empty Ligj i ri në Shqipëri: Politikanët që premtojnë e s’bëjnë gjë, 2 vjet burgim

Mon 5 Mar 2012 - 3:07
Ligj i ri në Shqipëri: Politikanët që premtojnë e s’bëjnë gjë, 2 vjet burgim Kom-ligjetMë në fund pak shpresa për ndëshkim, për ata politikanë që nuk kursehen kurrë së premtuari tek shqiptarët por që rrallë herë e mbajnë ndonjë premtim të dhënë.

Në Komisionin e Kuvendit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u miratua të martën me votat e mazhgorancës dhe opozitës, ndryshimi në Kodin Penal dhe atë Civil të Republikës.

Neni i ri që u fut është: “Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një subjekti zgjedhor ose kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet”.

Në këtë mënyrë, politikanët shqiptarë të çdo krahu tani e tutje, të paktën sipas ligjit të ri që u miratua me konsensus, duhet ta bëjnë mend mirë kur premtojnë pa hesap.

Propozimi u bë nga opozita dhe u përkrah nga mazhoranca. Në Komision marrin pjesë deputetët Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Ilir Bano, Dashnor Sula, Tritan Shehu, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Arenca Trashani, Ylli Lama, Ramiz Çobaj, Paulina Hoti, Edi Paloka, Fatos Hoxha, Mesila Doda, Saimir Tahiri, Arben Isaraj, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Shegush Ligori, Ermonela Felaj, Dashamir Peza, Astrit Bushati, Pandeli Majko, Tom Doshi./NOA/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi