Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Obama kërcënon Iranin  Empty Obama kërcënon Iranin

Mon 5 Mar 2012 - 21:29
Barak Obama ka hedhur një hap që Izraelin duhet ta kënaqte, qoftë edhe pjesërisht. Presidenti amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do te hezitojnë të përdorin forcën kundër Iranit nëse tenton të prodhojë armë bërthamore, por shtoi sidoqofte se preferon qe kjo ceshtje te zgjidhet me mjete diplomatike.

"Një Iran i pajisur me arme berthamore bie ndesh me interesat e sigurise se izraelit, shteteve te bashkuara dhe te gjithe botes.Nje Iran i tille do te minonte ne menyre te vazhdueshme regjimin e mosperhapjes se armeve atomike, te cilin e ndertuam me aq mund. Ekziston rreziku i madh qe armet berthamor te Iranit te bien ne duart e nje organizate terroriste. Pastaj, eshte mese e sigurte qe kjo do t'i shtonte oreksin edhe vendeve te tjera rreth e rrotull, duke shkaktuar nje gara armatimesh ne njerin prej rajoneve me te rrezikshem te globit", u shpreh Obama.

Netaniahu i vleresoi komentet e Obames, por la te kuptohej se serish per te, nuk ishin aq kercenuese sa duhet.

"Te pakten u be e qarte se kur vjen fjala tek prodhimi i armeve berthamore nga ana e iranit, vetepermbajtja nuk konsiderohet me nje opsion. por ndoshta me shume se cdo gje tjeter vleresoj faktin qe tha se Izraeli duhet te jete ne gjendje te mbroje veten kunder cdo kercenimi te jashtem", tha Netaniahu.

Rikonfirmimin e angazhimit te tij për të gjitha alternativat e mundshme, përfshirë atë ushtarake, kur bëhet fjalë për parandalimin e Iranit që të zotërojë një armë bërthamore, Obama e beri ne takimin e Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike ne Washington.

Fjalimi i Shefit te Shtepise se Bardhe erdhi ne nje kohe kur shqetesimet neper bote mbi programin berthamor te republikes islamike dhe nje sulm te mundshem te shtetit hebre, po shtohen nga dita ne dite.

Obama-Netanyahu mbyllin mosmarrëveshjet

Takimi mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, përveç përafrimit të qëndrimeve për Iranin, dëshmoi mbylljen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes tyre për Lindjen e Mesme.

Netanyahu tha se Izraeli duhet të jetë gjithnjë “zot i fatit të tij”. Edhe për Barack Obama-n, “Irani bërthamor është i papranueshëm”.

“Lidhja mes dy vendeve tona është e pathyeshme”, tha presidenti amerikan kur dy udhëheqësit ishin ulur krah më krah në Dhomën Ovale.

“Ne besojmë se ka ende një dritare që lejon për një zgjidhje diplomatike, por Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë të gjitha opsionet për Iranin”, shtoi Obama.

Përpara takimit Obama-Netanyahu, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Yukija Amano tha se ekzistojnë shqetësime serioze se Irani fshehurazi po zhvillon armën bërthamore.

Pas disa vitesh presioni ndërkombëtar dhe dështimit të përsëritur të negociatave me Teheranin, muajt e fundit është folur për një sulm të mundshëm kundër impianteve bërthamore të Iranit.

Autoritetet izraelite mendojnë se qëlllimi i këtij vendi është të ketë armën bërthamore, megjithëse Teherani këmbëngul se planet e tij janë paqësore.

Dy udhëheqësit, Obama dhe Netanyahu, pas këtij takimi do të kenë një drekë private dhe në fund të ditës, presidenti amerikan do të bisedojë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Leon Paneta.

Në Maj të vitit 2011, mediat folën për një marrëdhënie të ftohtë mes Netanyahu-t dhe Obama-s, veçanërisht duke iu referuar gjuhës trupore.

Në nëntor të po atij viti, në samitin e G20-ës, gjatë një bisede private, presidenti francez Nicolas Sarkozy e quajti Netanyahu-n një gënjeshtar, ndërsa Obama iu përgjigj: “Ndoshta t’i mos sëmuresh prej tij, por unë duhet të merrem me të çdo ditë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi