Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kryeministri sërish injoron Kullën e Jasharajve Empty Kryeministri sërish injoron Kullën e Jasharajve

Tue 6 Mar 2012 - 22:11
) Përveç deklaratave të zakonshme për jetën dhe veprën e heronjëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, të martën refuzoi të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në vizitën e tij në Gllogjan, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, duke qarë turmën e gazetarëve dhe duke vazhduar tutje. Ndërkohë që kryeministri Thaçi i përcjellë nga kabineti i tij, vizitën e tij në Gllogjan, nderimin bërë dëshmorëve në këtë ditë, si dhe takimin me babain e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Hagë për rigjykim, Hilmi Haradinaj, i ka cilësuar si një përjetim të tij të veçantë, duke thënë se bashkëluftëtarët e tij të orëve të para po nderohen në mënyrë shtetërore. “Sot jemi këtu që të nderojmë bashkëluftëtarët e mi të orëve të para të luftës - Luanin, Shkelzenin dhe bashkëluftëtarë të tjerë të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe sot bëjmë nderime shtetërore këtu, dhe në të gjitha varrezat anë e kënd Kosovës me respektin dhe pietetin me të lartë për familjet e të rënëve, invalidëve të luftës dhe në veçanti për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës”, tha kryeministri në Gllogjan.


- 11:48 - Kryeministri i Kosovës. Hashim Thaçi, bashke me zëvendës ministrat Hajredin Kuqi e Bexhet Pacolli si dhe ministrat e Qeverisë, kanë qëndruar të martën në mesditë edhe në Klinë, ku kanë bërë homazhe pranë bustit të dëshmorit të kombit, komandant Mujë Krasniqi- Kapuçi, në sheshin kryesor të qytetit, që mban emrin e heroit klinas.
Prekaz, 6 mars - Ashtu siç pati paralajmëruar Murat Jashari para pak javësh, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka hyrë në Kullën e Jasharajve. Ai në manifestimet për Epopenë e UÇK-së, ka bërë homazhe tek varrezat në Prekaz, por nuk ka hyrë në Kullën e Jasharajve.

"Familja Jashari ka dhënë shumë për këtë vend. Sakrifica e tyre do të nderohet për jetë" citon indeksonline kryeministrin, duke shtuar se ai ka ikur menjëherë duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve pse nuk e viziton familjen Jashari.
Në ditën e katër vjetorit të pavarësisë, Murat Jashari pati thënë se kryeministri Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku nuk hyjnë në kullën e tyre për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për zhvillimet politike në vend.

Më herët, sot, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, bëri homazhe pranë shtatores së komandantit Zahir Pajaziti.
Ai me këtë rast tha se sot po nderojnë në mënyrë shtetërore, një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, i cili me luftën, punën, sakrificën dhe heroizmin e tij, dërgoi mesazhin te të gjithë, që pa luftë të armatosur nuk mund të çlirohet Kosova.
Ditët e Epopesë së UÇK-së, ai i quajti ditë që i sollën lirinë dhe pavarësinë vendit tonë, epopesë që grumbulloi dhe bashkoi gjithë energjitë pozitive për liri për çlirim.

Sakrifica e dëshmorëve të kombit para më shumë se një dekade ka mundësuar trasimin e rrugës për shtetësinë e Kosovës, por gjithashtu do të jetë edhe burim i vizionit për të ardhmen euro-atlantike të vendit, ka vlerësuar, të martën, në Prizren, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në ditët e Epopesë së UÇK-së ai në shoqëri të dy zëvendës kryeministrave dhe ministrave të kabinetit ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me ç'rast ka theksuar se dëshmorët e komunës së Prizrenit kontribuuan në mbështetje dhe angazhim të drejtpërdrejtë në udhëheqjen e luftës së UÇK-së, por edhe në bërjen e luftës me sukses në zonën kufitare, duke mundësuar afrimin e zonave gjeografike ku jetojnë shqiptarët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi