Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

NASA ideon "Morfeus", anija e ëndrrave që do të mbërrijë në Hënë Empty NASA ideon "Morfeus", anija e ëndrrave që do të mbërrijë në Hënë

Wed 7 Mar 2012 - 3:46
NASA ideon "Morfeus", anija e ëndrrave që do të mbërrijë në Hënë NasaNASA ideon anijen kozmike që do të mbërrijë në Hënë duke i vënë emrin “Projekti Morfeus”, në nder të Morfeut, perëndisë greke të ëndrrave, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Për inxhinierët që vunë në jetë këtë projekt kjo është një ëndërr e jashtëzakonshme.

Më 27 shkurt në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, u zbulua versioni i fundit i anijes Morfeus.

Inxhinierët besojnë se motorri i saj i fuqishëm, i cili djeg një përzierje të oksigjenit të lëngshëm dhe metanin, është një karburant shumë i mirë për të mbërritur në Hënë, që është dhe destinacioni i parë teorik i anijes.

Morfeus është përpjekja e parë serioze e NASA-s për ndërtimin e një anijeje hapësinore për t’u ulur në satelitin e vetëm të Tokës, në 40 vitet e fundit.

Projekti ka miksuar një numër të lartë teknologjish të reja për lëvizjen e integruar, navigimin dhe sistemet e kontrollit, për të prodhuar një mjet të sigurt dhe të besueshëm për zbritjen në Hënë.

Sfida të reja priten në çdo test të anijes, sikundër edhe më 27 prill, kur do të provohet një sistem i ri shtytjeje.

Morfeus është ende një projekt.

Ajo është ideuar, dizenjuar dhe montuar në Qendrën Hapësinore Johnson dhe në atë Armadillo.

Anija Morfeus është e aftë të mbajë një peshë prej rreth 500 kilogramësh, ku mund të përfshihet një robot humanoid, pajisje hulumtuese, apo dhe një laborator i vogël.

Pavarësisht shkurtimeve në buxhetin e NASA-s, inxhinierët shpresojnë që Morfeus të jetë gati një ditë për t’u ulur në Hënë, në Mars apo ndoshta edhe në ndonjë asteroid.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi