Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

NASA shpreson të krijojë ujë në Hënë  Empty NASA shpreson të krijojë ujë në Hënë

Wed 24 Apr 2013 - 18:07
NASA shpreson të krijojë ujë në Hënë  2-640x320

NASA ka lajmëruar misionin e ri përmes të cilit do të synoj të krijoj ujë në Hënë, duke zhvilluar një makinë hulumtuese e cila do të analizoj materialet në pjesët e ngrira të poleve të Hënës.
Hëna ka qenë gjithmonë temë e kuriozitetit të shkencëtarëve të NASA-së. Ndërsa tani, agjensia hapësirore do të ndërmarr hapa në krijimin e ujit në sipërfaqen e Hënës.

Misioni do të lansohet në nëntor të 2017. Sipas raportit të NASA, misioni do të zgjas një javë ndërkohë që thuhet se do të kushtoj rreth 250 milion dollarë.

Makina hulumtuese hënore do të punoj me energji solare. Gjatë kohës së ekslporimit, makina do të ketë dy ditë e gjysëm diell dhe dy ditë të tjera hije.

Në kohën e territ, pajisja do të pushoj së kërkuari hidrogjenin dhe mostrat tjera të mineraleve. Në 5 ditët tjera, makina do të shpoj një metër nën sipërfaqen e Hënës duke marrë mostra të mineraleve.

“Misioni primar do të jetë marrja e mostrave të akullit hënor mirëpo në të njejtën kohë ne do të provojmë të nxjerrim edhe oksigjen nga toka hënore.” – kanë njoftuar zyrtarët e NASA. NASA planifikon të bashkëpunoj me Agjensinë Hapësirore Kanadeze për këtë projekt. /Indeksonline
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi