Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Peçi sjell pas 28 vjetësh një premierë baleti Empty Peçi sjell pas 28 vjetësh një premierë baleti

Thu 8 Mar 2012 - 20:42
Peçi sjell pas 28 vjetësh një premierë baleti Aleksander-peci-300x201Me rastin e 100-vjetorit, një vepër e re shqiptare.
Koreografia shoqërohet vokalisht nga sopranoja Ermonela Jaho e basi rus Mochallov.
“O Zeus, Mbret dodonas e pellazg që banon larg e kujdesesh për Dodonën dimërkeqe!”. Këtë thirrje homerike të rreth 29 shekujve më parë e rimerr kompozitori shqiptar, Aleksandër Peçi, për ta transformuar në një vepër multimediale të titulluar “Dodona”. Një kërkim në rrënjët shqiptare, çka i shkon më së miri atmosferës festive të këtij viti. Kanë kaluar plot 28 vjet, që kur në skenën koreografike shqiptare është ngjitur një vepër serioze. Kompozitori Peçi premton ta ketë thyer këtë “mallkim”, duke sjellë një vepër të re, me një karakter të fortë kombëtar, e me bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar. Vepra me muzikë dhe libret të Peçit do të ngrihet mbi koreografinë e një emri të njohur gjerman, ndërsa do të jetë e shoqëruar vokalisht nga emra të mëdhenj të operistikes botërore. Një vepër që do të realizohet në një skenë të madhe si ajo e Pallatit të Kongreseve, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Fakti që pas 28 vjetëve, që nga koha e baletit “Gjergj Elez Alia” të Feim Ibrahimit, vjen një premierë e rëndësishme absolute baleti shqiptar, përbën një lajm me vlerë për publikun, Ministrinë e Kulturës, por edhe Komisionin Qeveritar të 100-vjetorit të Pavarësisë. Të gjithë e dimë se çdo të thotë për letërsinë e publikun t’i mungojë për 28 vjet botimi i një romani të ri, prodhimi i një filmi të ri apo një festival kënge”, thotë kompozitori, veprat e të cilit kohëve të fundit kanë njohur sukses në skena të mëdha ndërkombëtare. Jo shumë larg në kohë, ai dha në Moskë një koncert simfonik, një ngjarje që nuk ndodhte qysh prej interpretimit të muzikës së filmit “Skënderbeu”.
BashkëpunëtorëtPeçi sjell pas 28 vjetësh një premierë baleti 111ErmonelaJaho-300x255Peçi sjell pas 28 vjetësh një premierë baleti Ergin-kuke-300x200
Sipas Aleksandër Peçit, Mjeshtër i Madh, “Dodona” do të mbledhë bashkë mjeshtërit e artit nga Tirana, Berlini dhe Hollywood-i. “Mbi muzikën time, e cila

Ergin Kuke, i cili do të realizojë skenografinë e veprës
do të interpretohet nga Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, drejtuar nga dirigjenti dhe pianisti shqiptar, që punon në Gjermani, Desar Sulejmani, do të punojë Bernd Schindowski, një nga koreografët gjermanë më të njohur në botë. Schindowski do të punojë me trupën shqiptare të baletit dhe korin e TKOB. E ftuar speciale do të jetë sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho, e cila po njeh një sukses të jashtëzakonshëm në skenat më të mëdha operistike në botë, si dhe basi i madh rus nga Bolshoi Teater, Alexei Mochallov. Nuk do t’i mungojë kësaj pjese edhe një zë popullor si Eli Fara, si dhe disa klarinetistë, me të cilët do të realizoj në fund të aktit të parë një super kaba. Anën regjisoriale ia kam besuar regjisorit Pali Kuke, ndërsa studioja e Ergin Kukes, e vendosur në Hollywood, do të realizojnë skenografinë dhe kostumografinë”, tregon kompozitori Peçi, duke zbuluar disa nga elementet e kësaj vepre.
Vepra
“Dodona” trajton me simbolika të fuqishme idenë e rikthimit në origjinat pellazgo-iliro-shqiptare, për të deshifruar nëpërmjet gjuhës së muzikës, baletit, sekretet e botës dhe për të dhënë një kumt identiteti kombëtar, por dhe global. “Duke rrokur tema fondamentale të etnogjenezës sonë, “Dodona” hedh dritë ne tejqyrimin e botës në të ardhmen, për të reflektuar dramat e përjetshme të njeriut. Simbolika e baletit i jep oksigjen të gjithanshëm kohor jo vetëm një dimensioni antik e mitik, jo vetëm krenari shqiptarëve për stërgjyshërit tanë, që i dhanë Europës shumë, si kulturën e punimit të hekurit, emrat e perëndive; Monedhat e tyre shkuan deri në Danub, por duke vështruar larg në të ardhmen, sipas një estetike hollywoodiane “Dodona” ngre probleme madhore të botës drejt kërkimit të rrugëve drejt emancipimit te saj”, shpjegon Peçi, i cili duket se është një prej mbrojtësve të tezës jo vetëm ilire, por edhe pellazge. Për realizimin e kësaj vepre, autori është mbështetur në krijimtarinë orale të folklorit shqiptar, por edhe nga elementët mitologjikë të rijetësuar në veprën e Ismail Kadaresë, siç është vejusha e gjarprit te “Martesa me gjarprin”, por edhe veprës së Martin Camajt apo hulumtimeve të albanologut Aleksandër Stipçeviç. Gjithashtu ai është këshilluar dhe ka marrë mendime të emrave të njohur, jo vetëm të muzikës, por edhe teatrit e letërsisë. “Mbasi e lexova, e rilexova libretin “Dodona”, mendoj se është i një niveli të lartë koncepcioni modern, madje tepër modern. Për moshën time të tanishme, fatkeqësisht, pashë se nuk jam i aftë për të bërë vërejtje”, është shprehur dramaturgu dhe regjisori Mihallaq Luarasi. “Duke pasur në dorë libretin ‘Dodona’, të krijohet bindja që dhe kësaj radhe Aleksandër Peçi është i impenjuar tërësisht për të sjellë një balet të ri, modern, brenda kërkesave të tij për thurjen e një përmbajtjeje plot simbole dhe figura interesante, të ndërthurura në një konceptim të vetin origjinal e domethënës”, thotë maestro Zhani Ciko. Për poetin Arjan Leka, “Dodona” paraqet një kontribut të rëndësishëm për veprat tona skenike, ku ndërthuren në pikëtakime të larta muzika, baleti dhe libreti poetik dhe përfaqëson vijimësi në ngulmimin që ky autor tregon ndaj temave fondamentale të etnogjenezës sonë, për kërkimin e zanafillës, shtjellimin e saj përmes artit dhe paraqitjen e tyre si vlerë për publikun shqiptar e të huaj, të interesuar rreth temës.
ALMA MILE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi