Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Të Mjerët” premierë në Londër Empty “Të Mjerët” premierë në Londër

Thu 6 Dec 2012 - 18:41
“Të Mjerët” premierë në Londër Temjeret-aktoret

Është shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në Londër premiera botërore e filmit “Të Mjerët”. Në tapetin e kuq parakaluan yje si Hugh Jackman, Anne Hathaway, Russell Crowe, Amanda Seyfried, Sacha Baron Cohen, etj.

“Les Misérables” është përshtatja kinematografike e spektaklit teatral i parë nga mbi 60 milionë persona në 42 vende të botës dhe në 21 gjuhë të ndryshme dhe që pas 27 vjetësh vazhdon të thyejë rekorde në box-office.

Me regji të fituesit të çmimit Oscar, Tom Hooper, filmi është ambjentuar në Francën e shekullit të 19-të dhe tregon historinë e ëndrrave të thyera, dashurive të dështuara, sakrificave dhe pasojave.

Protagonistë të padiskutueshëm janë Hugh Jackman, që interpreton ish-të burgosurin Jean Valjean, i kërkuar prej vitesh nga polici i pamëshirshëm Javert, i interpretuar nga Crowe, për shkak të shkeljes së lirisë me kusht.

Kur Valjean do të vendosë të kujdeset për Cosette, e interpretuar nga Seyfried, vajza e vogël e punëtores Fantine, që portretizohet nga Hathaway, jetët e tyre do të ndryshojnë përgjithmonë.

Musical-i më jetëgjatë në botë vjen me të gjithë forcën në ekranin e madh me përshtatjen spektakolare që Tom Hooper, i njohur për “Fjalimi i Mbretit”, i ka bërë veprës epike të Victor Hugo.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi