Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Edhe një javë deri në premierë Empty Edhe një javë deri në premierë

Fri 9 Mar 2012 - 12:44
Edhe një javë deri në premierë 08-LA-KULTURTeatri Kombëtar i Kosovës tek më 14 mars do të nisë prezantimin e punës për këtë vit. Shfaqja teatrale “Dosja H”, e shkrimtarit Ismail Kadare, nën dramatizimin e Ag Apollonit dhe regji të Agim Sopit do të jepet premierë javën tjetër.

Burbuqe Berisha, drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka thënë rreth kësaj shfaqjeje se ky projekt është një projekt i madh, i cili ka ngërthyer një numër të madh në ansambël. “Në këtë shfaqje janë përfshirë 22 aktorë sikurse që është përfshirë edhe një numër i balerinëve nga Trupa e Baletit të Kosovës”, ka thënë Berisha.

Mirëpo, “Dosja H”, pos që shënon hapjen e këtij sezoni për këtë vit, kjo shfaqje ka rikthyer edhe një numër të konsiderushëm të aktorëve në teatër pas një periudhe relativisht të gjatë. “Për shkak se është një projekt që kërkon numër të madh të aktorëve ka edhe përzierje të gjeneratave”, ka thënë Berisha.

Në këtë shfaqje emrat që bien në sy, të cilët nuk kanë luajtur që një kohë të gjatë në teatër janë Lumnie Sopi dhe Kumrie Hoxha, ndërkohë me role paraqiten edhe aktorët: Arben Kastrati, Hazir Myftari, Anisa Ismajli, Ardi Islami, Ylber Bardhi, Shkëlzen Veseli, Çun Lajçi, Kushtrim Sheremeti, Basri Lushtaku, Selman Jusufi, Ismet Azemi, Ramadan Malaj, Mehmet Breznica, Sylë Kuqi, Shpejtim Kastrati, Liridona Shehu, Semira Latifi e Kumrie Hoxha.

Sipas regjisorit Agim Sopi, shfaqja “Dosja H”, e bazuar në titullin omonim të romanit të Ismail Kadaresë, zhvillohet mbi dy binarë paralelë dramaturgjikë, edhe pse si formë narrative është më e përafërt me llojin e dramaturgjisë fragmentare.

“Tregimi i romanit është një histori mbi dy mbledhës të folklorit me prejardhje irlandeze, Vili Norton dhe Maks Mery Roth, të cilët vijnë nga SHBA në malësinë e Shqipërisë me një mision, të zbulojnë rrënjët e epikës së Homerit në trungun që ende jeton në viset e thella malore të Shqipërisë.

“Shfaqja “Dosja H”, shtrihet në një hapësirë të pjerrtë, në një humbëtire që shpie askund. Një lloj Golgote e antikitetit të shkatërruar shqiptar. Me vetëm disa skelete druri që sugjerojnë Hanin e Rreshtbullit, apo me një vaskë mermeri që shfaqet reale në shtëpinë e Nënprefektit. Me këtë logjikë, krijohet një mishërim i imazhit të magjishëm që vazhdimisht ndeshet me realitetin grotesk”, është thënë në vështrimin e Sopit mbi këtë shfaqje.

“Nga bota e vrazhdë dhe gadi e pashpresë, shfaqja pretendon të krijojë imazhin e bukur dhe shpresën për jetë. Një imazh të shpërlarë me dritën që jep shpirt. Imazhin e shpërlarë me rreze hëne, apo me mugë. Kjo është forma e përzgjedhur dhe atipike e krijimit të shfaqjes Dosja H”, është thënë në fund nga regjisori Sopi.
Ndërkohë, skenografinë e shfaqjes “Dosja H”, e ka bërë Afrim Gora, kostumografinë, Samka Ferri, koreografinë, Ahmet Brahimaj, kurse muzikën Trimor Dhomi../knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi