Dita Ndërkombëtare e Gruas, mes protestës dhe festës
Thu 8 Mar 2012 - 22:03
Sot në të gjithë botën festohet 8 Marsi, ditë e cila i kushtohet ekskluzivisht grave. Në vendin tonë tashmë kjo ditë ka hyrë në një traditë të gjatë duke qen[ se festohet prej shumë vjetësh. Por sidomos vitet e fundit, vihet re një masivizim dhe solidarizim i grave në kremtimin e kësaj dite dhe kjo vërehet në grumbullime grash, të cilat për t’u shkëputur nga rutina e përditshme, zgjedhin ta kalojnë këtë ditë në shoqërinë e njëra-tjetrës nëpër lokalet dhe baret e Tiranës.Shumë shpesh është diskutuar lidhur me simbolikën e kësaj ditë të veçantë dhe për faktin nëse duhet konsideruar një ditë feste apo proteste. Në vendin tonë për shumë vite me radhë është rrënjosur ideja se kjo ditë është një festë dhe si e tillë duhet festuar. Mirëpo vitet e fundit nën ndikimin edhe të përvojave botërore, vihet re një sensibilizim edhe ndër gratë shqiptare, teksa këtë ditë, përveç tufave me lule, urimeve dhe momenteve argëtuese nëpër bare zgjedhin edhe të protestojnë për të drejtat e tyre të munguara dhe diskriminimit, që ndaj grave ende është e vështirë të çrrënjoset.
Po si ka lindur kjo ditë në kalendarin botëror?
Ideja për të pasur një ditë ndërkombëtare të gruas lindi në fillim të shek. 20, teksa bota përballej më protesta të shumta për shkak të krizave ekonomike që ishin përhapur. Revolta e grave që kryenin punë të vështira në tekstile në vitin 1857, në Nju Jork, e cila ishte shoqëruar edhe me ndërhyrjen policore, i detyroi më pas gratë të ngrinin shoqatën e tyre po më datë 8 mars të dy viteve më vonë. Por vetëm në vitin 1910 u vendos që 8 Marsi të caktohej si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Dhe në shumë vende perëndimore vazhdimisht kjo datë është shoqëruar me protesta të shumta në kërkim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
E megjithëse dilema e festës a protestës ndër ne vazhdon, është bukur t’i shohim gratë e këtij vendi, që së paku për një ditë të vitit të ndihen në qendër të vëmendjes, të ndihen të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme, ashtu siç në fakt janë dhe duhet të jenë. Jo vetëm në këtë ditë, e cila qoftë festë apo protestë, pakgjë mund të ndryshojë nëse mbyllet këtu, në 8 mars, e dita tjetër do të vijojë po njësoj si çdo ditë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi