Sot, Dita Ndërkombëtare pa automjet
Sun 22 Sep 2013 - 11:10
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa automjet, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre.Kjo inciativë është një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit dhe mbrojtjen e organizmit emetimi lëndëve të dëmshme.Në këtë kuadër, në kryeqytet janë organizuar aktivitete sensibilizuese dhe argëtuese të organizuara nga Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, Bashkimin Evropian, projektin Selea, si dhe OJF Mjedisore.
Ditën e sotme në kryeqytet do të ketë edhe një tur çiklistik të nxënësve të shkollave, ndërsa pritet që në fillim të mbajnë fjalën përshëndetëse ministri i mjedisit Lefter Koka, kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Për më tepër, në vitin 2007, në më shumë 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme kanë shënuar këtë ditë me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma tjera alternative të transportit.
Shoqëria civile thekson angazhimin e vet për partneritet dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në arritjen e qëllimit të përbashkët për të thithur një ajër më të pastër në çdo ditë të vitit, e jo vetëm kur marrim leje për bllokimin e rrugëve me raste festash.
/Shekulli Online/ E.L./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi