8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Fri 8 Mar 2013 - 23:49
TIRANE- Gratë dhe vajzat festojnë sot 8 Marsin, dita e gruas, e cila në mjaft vende kremtohet si festë kombëtare, qe përkujton përpjekjet e grave për barazi, paqe, drejtësi në gati nëntë dekada.
Kjo ditë iu kushtohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat, në sajë të vlerave të tyre, ndryshuan historinë botërore, grave që për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri.
Ideja për Ditën Ndërkombëtare të Gruas u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX- të, e cila ishte një periudhë e trondituar nga trazirat dhe shtimi i popullsisë për botën e industrializuar.
Dita e parë Nacionale e Gruas u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.
Në 1910 në Kopenhagen u vendos që “Dita e Gruas” të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për t’i mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morrën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para, të cilat u zgjodhën si pjestare në parlamentin e Finlandës.
Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagen, një vit më parë, në 1911, Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.
Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 Mars, një zjarr tragjik në New York vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.
Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Europës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 Mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.
Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917-ës, u bashkuan në greva urie kushtuar ‘Bukës dhe Paqes’. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme u dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Grigorian, i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie në 8 mars.
Që prej asaj dite ‘Dita Ndërkombëtare e Gruas’ mori dimensione të tjera dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.riniaforum

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi