Iranianet zhvishen kundër sistemit
Fri 9 Mar 2012 - 18:47
Një grup grash iraniane u zhveshën në një video të sapopublikuar në internet, në shenjë proteste kundër shtypjes seksuale në vendin e tyre.
Gratë, të gjitha të lindura në Iran, por që jetojnë në shtete të Europës Perëndimore, pozuan të zhveshura përpara një kamera, duke transmetuar secila nga një mesazh të rëndësishëm.
”Besoj në barazinë midis gruas dhe burrit”, deklaroi një grua në një sekuencë, përpara se një e dytë të shtonte sloganin: “Mendimi im, trupi im, zgjedhja ime”.
Megjithatë, mesazhi më domethënës ishte ai i shfaqur në sekuencën e fundit, kur një grua deklaroi: “Nudizmi im është një jo për islamizmin politik”.
”Islamizmi dhe feja në përgjithësi janë të fiksuara me trupin femëror. Ata kërkojnë që ai të fshihet, të vendoset pas perxheve, pas vellove apo që të maskohet në forma të tjera. Kundërpërgjigja më e mirë që ne mund të japim është nudizmi, sepse vetëm kështu thyejmë tabutë. Ne e konsiderojmë nudizmin si një formë të rëndësishme rezistence”, deklaroi njëra prej grave të përfshira në këtë lëvizje.
Publikimi i videos në internet u mendua që të përkonte me Ditën e Grave, në 8 mars. Më parë, një 20-vjeçare egjiptiane u bë e famshme duke pozuar nudo në një blog të saj gjatë revoltave në vend, në një fushatë personale për lirinë e femrave.
Ajo u bombardua me mesazhe ofenduese, duke u konsideruar si një “blasfemi” për tradidat konservatore egjiptiane dhe duke u etiketuar si një prostitutë, përfshi nga zyrtarë vendas.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi