Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Modelet zhvishen në muze Empty Modelet zhvishen në muze

Tue 13 Mar 2012 - 2:08
Modelet zhvishen në muze Thumbnail.php?file=muzeulajmi_677931434Një prej muzeve më të njohur dhe të frekuentuar në botë dhuroi një shfaqje tërësisht të papritur për të gjithë vizitorët e tij.

Tre modele, reklamuese të linjës së veshjeve të brendshme të “Etam”, u zhveshën në ambientet e galerive dhe dhuruan një paradë të papritur për qindra personat e tjerë të pranishëm në atë ambient.

”Musee D’Orsay”, në Paris, është i njohur si shtëpia e disa veprave të mëdha të artit, që përfshijnë piktura të njohura të impresionizmit si ato të Monet, Manet, Degas, Renoir, Cezanne, Gauguin dhe Van Gogh.

Megjithatë, drejtuesit e muzeut nuk e mirëpritën aspak surprizën “e pakëndshme”, ndërsa i kërkuan linjës së veshjeve intime që të fshijë menjëherë videon nga faqja e saj.

”Nëse unë do të kisha qenë përgjegjësi i atyre filmimeve, nuk do t’i kisha lejuar kurrë që të realizoheshin”, deklaroi një funksionare e muzeut, Amelie Hardivillier.

Kjo nuk është hera e parë që “Etam” dërgon modele me veshje të brendshme në pjesë panoramike të Parisit.

Në video të mëparshme, të njëjtat modele kanë kryer të njëjtin ritual në kullën Eifel dhe në aeroportin “Charles de Gaulles”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi