Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bin Laden “u shit” nga ish-gruaja e tij xheloze Empty Bin Laden “u shit” nga ish-gruaja e tij xheloze

Sat 10 Mar 2012 - 3:06
Bin Laden “u shit” nga ish-gruaja e tij xheloze 172-300x117Ndoshta ishte pikërisht ajo tradhtarja. Ish-gruaja e parë, e njohur si mjaft xheloze ndaj Bin Ladenit, rezulton të jetë edhe e dyshuara kryesore për spiunimin dhe më pas, kapjen e tij.

Ditët e fundit të jetës së ish-liderit të njohur të organizatës Al Kaeda, nuk ishin të thjeshta. Jo vetëm për shkak të sëmundjes së pretenduar nga e cila ai vuajti, por edhe për atmosferën familjare të dyshimtë, ndërsa jetonte me tre gra.

Ka qenë njëra prej tyre, dhe sidomos e para, për të cilën dyshohet se e ka “shitur” Osama Bin Ladenin.

Në këtë përfundim kanë arritur të paktën, ekspertët e inteligjencës pakistaneze, lidhur me hetimet rreth familjes së tij.

Thuhet se ai jetonte në katin e tretë, ku ndante një dhomë me gruan e tij më të re, Amal Ahmed Abdel-Fatah al-Sada, nga Jemeni, me të cilën ai u martua në vitin 1999, kur ajo ishte 19 vjeçe.

Në të njëjtin kat, por në një dhomë tjetër, ai ka jetuar me gruan e tij të dytë, Saber Siham el Kadir.

Ndërsa mësohet se me gruan e tij të parë nga Arabia, Saber Khairiah, ai ka thyer ekuilibrin e familjes.

Hetuesit tregojnë se në një moment, ajo është shprehur: "Unë kam një detyrë të fundit për të kryer ndaj burrit tim", Osama vetë thuhet, se ushqente dyshime ndaj saj, duke patur frikën e ndonjë tradhtie të mundshme.

E megjithatë, nuk është se ka ndonjë dëshmi aktuale që të tregojë me fakte të qarta se ajo ka pasur një rol në vdekjen e sheikut të terrorit.

Gjithçka mbetet ende në pistën e dyshimit, por gjithsesi, hetuesit po tregohen mjaft të vëmendshëm ndaj çdo fakti që lidhet me jetën e ish-gruas së parë të Bin Ladenit, për të mbërritur tek e vërteta.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi