Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U shit, filxhani i Lady Gagës 57 mijë euro Empty U shit, filxhani i Lady Gagës 57 mijë euro

Tue 8 May 2012 - 2:40
Message reputation : 100% (1 vote)
U shit, filxhani i Lady Gagës 57 mijë euro Lady-Gaga-filxhan1Tokio, 7 maj 2012, NOA- Lady Gaga është padiskutim mbretëresha e pop-it, e cila ka mbështetur buzët një herë të vetme në filxhan për të provua çajin dhe ka bërë që nga ai filxhan të vijë një pasuri.
Për të pasur filxhanin e çajit ku Lady Gaga ka pirë, fansat e saj japonezë paguan 57 mijë euro.

Siç raporton noa.al, filxhani në fjalë u përdor nga pop stari amerikan gjatë një konference në Tokio, tre muaj pas tsunamit të 11 marsit të vitit 2011.
Në atë konferencë këngëtarja deklaroi se do e nxirrte në shitje filxhanin me gjurmët e buzëkuqit të saj me shkrimin “Të lutemi për Japoninë” e firmosur nga vetë ajo.
Mësohet se të ardhurat nga shitja e filxhanit do të shkojnë për të lejuar artistët e rinj japonezë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konfirmimi i pagesës mbetet ende për tu bërë sqaroi sajti, “Yahoo Auctions Japan”, i cili organizoi shitjen online.

Mësohet se për të blerë këtë filxhan pati 1300 oferta.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi