Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Del në ankand portreti lakuriq i Lady Gagës Empty Del në ankand portreti lakuriq i Lady Gagës

Wed 14 Dec 2011 - 15:32
Portreti lakuriq i Lady Gagës ka dalë në shitje në ankand me vlerën minimale prej 5 mijë dollarësh. Fotografia është e skicuar nga legjendari i muzikës Tony Bennett.

Portreti i saj ka dalë në shitje në Ebay dhe blerësi ka për të marrë si dhuratë punimet origjinale të artistit nga pozimet që Mother Monster ka bërë për Vanity Fair, të gjitha këto të autografuara prej saj.Del në ankand portreti lakuriq i Lady Gagës Gaga-naked

Të gjitha të ardhurat e kësaj shitje do të shkojnë në llogari të shoqatës jo fitimprurëse “Exploring The Arts”, e themeluar nga Tony dhe gruaja e tij Susan Benedetto.

Për këtë eksperiencë, duke pozuar përballë artistit 85-vjeçar, Lady Gaga pati folur përpara disa kohësh duke thënë: “Hyra brenda dhe thashë ‘Ja ku jemi’, hoqa rrobat dhe u pozicionova. Ndjeja ndroje duke pozuar përpara tij dhe vetëm mendoja “Është Tony Bennett ky, pse jam lakuriq unë?!””Del në ankand portreti lakuriq i Lady Gagës Bennett-GagaTë dy ndajnë një shoqëri të veçantë dhe Tony Bennett është shprehur për të “si njeriu me shpirt më të bukur dhe më special”.

Ankandi do të mbyllet më 19 dhjetor 2011. (LajmeShqip.com)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi