Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Portreti i një klouni modern Empty Portreti i një klouni modern

Sat 17 Nov 2012 - 1:28
Ai është diplomuar për dramaturgji, por në vend që të jetë karakteri i një shfaqjeje dramatike për të rritur, ka zgjedhur të jetë personazhi që i bën për të qeshur fëmijët
Portreti i një klouni modern Klouni
Luela Myftari

-Sot klounët nuk janë edhe aq tradicionalë. Portreti i një klouni, gjithmonë e më shumë modernizohet. Një portret i tillë vjen sot në “Trup dhe Shpirt”. Ai është Ledio, djali që në festat e fëmijëve është Tomi, Jerry, Batmani apo Mickey Mouse. Këta janë heronjtë gazmorë që duan fëmijët sot, sigurisht edhe klounët.

Ledio, pse zgjodhët këtë formë për të ushtruar profesionin tuaj?

Kam punuar në teatër dhe kam luajtur për dy vjet në shfaqje për të rritur dhe për fëmijë. Kënaqësia që kam marrë, kur kam punuar në shfaqjet për fëmijë ka qenë një ndjesi, që nuk ta dhurojnë gjithmonë të rriturit. Është një kënaqësi shumë e veçantë të kesh publik, vogëlushët. Ata janë të sinqertë për gjithçka. Nëse një të rrituri nuk i pëlqen shfaqja, pavarësisht rolit tënd, ai largohet, ndërsa një fëmijë fillon të qajë.

Çfarë bën ekzaktësisht Ledio për të argëtuar fëmijët?

Organizoj çdo herë një larmi lojërash për fëmijë. Kërcej së bashku me fëmijët dhe nuk harroj t’u dhuroj tullumbace me forma të ndryshme si për shembull: lule, zemër, shpatë, kapele, qen, gjirafë e të tjera. Fëmijëve që duan edhe piktura në fytyrë, sigurisht që ua plotësoj dëshirën. Pothuajse gjithmonë jam i veshur me një nga personazhet që zgjedhin fëmijët. Kam kostume të Mickey& Minnie Mouse, Winnie the Pooh, Barneye shumë të tjera. Përpiqem me çdokusht t’u pëlqej atyre.

Sigurisht që nuk punoni vetëm? Është e vështirë të bashkëpunoni për një qëllim të vetëm: “Të gëzoni fëmijët”?

Po, punoj me disa miq të mi. Edhe ata janë aktorë. Unë, personalisht nuk e kam të vështirë të punoj me ta sepse njëlloj si unë edhe miqtë e mi kemi arritur t’i kuptojmë vogëlushët. Mjafton të dish se çfarë i bën ata të lumtur, cilët personazhe pëlqejnë më shumë apo batutat me të cilat shkrihen së qeshuri.

Zakonisht keni ndërtuar një program përpara se të nisni një festë? Apo gjërat vijnë natyrshëm?

Në shumicën e herëve është një program, një program për çdo festë sepse festat organizohen në varësi të moshës së fëmijëve. Çdo festë ka një program të caktuar, por nuk janë të pakta herët kur filloj të improvizoj situata gazmore.

Fëmijët janë shumë energjikë. Sa energjikë ndiheni ju përballë tyre?

Ata nuk më lodhin kurrë, përkundrazi energjia e tyre ndikon shumë në potencialin tim. Nëse kam të bëj me fëmijë energjikë dhe të shkathët, festa fillon të më pëlqejë gjithmonë më shumë edhe mua. Kështu dal edhe unë i gëzuar nga një festë gazmore.

Ai është diplomuar për dramaturgji, por në vend që të jetë karakteri i një shfaqjeje dramatike për të rritur, ka zgjedhur të jetë personazhi që i bën për të qeshur fëmijët.

Fillesa

Pasi Ledio mbaroi studimet në “Akademinë e Arteve”, përpos vështirësive që pati për të gjetur punë, nuk vonoi ta gjente veten në teatër, shumicën e herëve në role dhe shfaqje për fëmijë. Pavarësisht se ka studiuar për dramë, Ledio është një ndër personat që i bën fëmijët të buzëqeshin sa herë janë me të. Ai, së bashku me disa miq të tij, janë angazhuar t’i bëjnë festat dhe ditëlindjet e fëmijëve të bukura dhe të hareshme. Ishte duke aktruar në shfaqjen: “Tomy, Jerry dhe qenushi Spaik”. Prindërit e një vogëlushi që i kishte pëlqyer aq shumë Tomi (rol ky që luhej nga Ledio) i kërkuan atij që të bashkëngjitej në festën e ditëlindjes së djalit të tyre. Vogëlushit, përveçse i pëlqente Tomy që shihte në televizion, i pëlqeu edhe mënyra se si e pa këtë personazh të mishëruar në skenën e teatrit nga Ledio Janushi. Kjo ngjarje i dha aktorit të ri shtysën për të qëndruar pranë fëmijëve. Së bashku me disa miq të tij, sot Ledio i bën festat e vogëlushëve më të bukura.

Emri : Ledio

Mbiemri : Janushi

Datelindja: 15.06.1987

Vendbanimi : Tiranë

Arsimi : Dramaturgji

Profesioni: Aktor
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi