Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari ! Empty At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari !

Tue 7 May 2013 - 14:41
At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari ! Fahri-Xharra-1-177x300At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari !
Hani , ju hani! Hani e mos u ngopshi ! (F.Xh)
Nga Fahri Xharra
04.05.13, Gjakovë
E shikonin si prift, fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen, nuk binte në mashtrimin e kohës, nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishte mendjen e pa “helmuar”, e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë: “Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoj, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes”.
E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt, i vetëdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër; por, e thoshte të vërtetën. At Stathi Melani, një atdhetar shembull; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikuesit e sotëm të fesë. Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marra në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rëndësinë e gjuhës shqipe.
At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari ! Prifti-thNë kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Stath Melani i kish lënë të 20-at dhe kishte nisur moshën e pjekurisë. Ishin vitet e rënda të robërisë turke të Sulltan Abdyl Hamitit të Dytë, kur populli shqiptar, jo vetëm lëngonte nën zgjedhën e rëndë dhe të egër shekullore të Turqisë, por rrezikohej te zhdukej edhe si komb, nga shtimi i përpjekjeve shkombtarizuese te Portës së Lartë, si dhe nga përpjekjet e fqinjëve për copëtimin e saj.
Sipas Williamsit, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europianë. “Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.( Xhorxh Fred Uilliams)
Katandisja s`kishte të ndalur : ”Më të mjerët janë grupi i patriotëve të vërtetë nga Korça, që janë në ankth të madh pas shkatërrimit të shpresave të veta. Shumë prej tyre kanë punuar për vite të tëra për kauzën e tyre kombëtare dhe kanë humbur shumë prej zotërimeve të veta. Banorët e një fshati të tërë pranë Skraparit thuhet se janë masakruar. Ka mundësi, sepse ishin antigrekë. Shumica e refugjatëve po rrinë nën pemë. Këtu janë ata që u dogjën në prill, por edhe më parë nga grekët dhe që kanë ikur me korçarët” ( (Edith Durham, Vlorë, 15 korrik,1914)”
Ishte edhe Kamber Bënja që luftoi për çështjen kombëtare por me 1916 e dha jetën duke mbrojtur monumentet e kulturë së lashtë materiale në Apolloni nga grabitjet e pushtuesve te huaj. Dhe në disa prej nesh, shumë nga ne hamë dhe hamë dhe nuk ngopemi.
At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari ! Dik-300x191
Edhe pas shpalljes së pavarësisë 1912, shumë figura të shquara luftuan për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe tërësisë tokësore te Shqipërisë si Bilal Alipostivani që dha jetën duke luftuar kundër ushtrive greke… Pra, duke jetuar në një mjedis të tillë politiko-shoqëror, si në mërgim ashtu edhe në vendlindjen e vet, At Stath Melani mori krahë dhe iu përvesh punës dhe luftës me vrull të papërmbajtur dhe me besim në fitoren e çështjes kombëtare, të tërësisë tokësore e të shkollës shqipe dhe krijimit të kishës kombëtare shqiptare. Për këtë arsye lufta për gjuhën, shkollën shqipe me përmbajtje patriotike, mbeti në këtë periudhë, detyrë kryesore e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Duke u njohur me këto detyra te Lëvizjes Kombëtare të kohës At Stath Melani e vlerësoi përhapjen e gjuhës, shkollës shqipe dhe iu përvesh punës në këto fusha duke iu kundërvënë hapur politikës shkombetarizuese të zbatuesve osmanllinj, Patriarkanës së Stambollit dhe Fanarit grek që e ndalonin mësimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla, në jetën e përditshme dhe në kisha e xhami.
I brumosur me këto ide, Stathi pranoi te vishte petkun e priftit që kur ishte ne Amerikë me 1899 dhe po atë vit u kthye ne atdhe për t’i shërbyer atij nga afër. Petkun e priftit e veshi në Kishën e Shën Marisë së Worchesterit te SHBA, për t’u shpëtuar ndikimeve të klerit antishqiptar. Pas 9 vjetësh, me 1908 u bë edhe Ikonom (Kryeprift) ne Mitropolinë e Përmetit. Por atij nuk i hynte fare ne sy hijearkia kishtare. Petkun e priftit, sikurse u tha, ai e veshi jo vetëm për bindjet tek Zoti, por edhe që te maskonte veprimtarinë patriotike në dobi te atdheut. Kjo vërtetohet jo vetëm nga veprimtaria praktike e tij por edhe nga thëniet e veta te vazhdueshme:”Djema! Ju më shikoni prift,Por unë nuk u linda kësisoj, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes.”
Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, e kap një periudhë rreth 35 vjeçare që u zhvillua ne Stamboll, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe mbi dhjetë vjet në Shqipëri, është e njohur në brezat e krahinave te Shqipërisë Jugore dhe më gjerë. Për veprimtarinë atdhetare të tij hedhin dritë një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista të kohës, që kur ishte gjallë dhe pas rënies dëshmor, nëpërmjet te cilave është arritur të jepet një tablo pak a shumë e plotë për veprimtarinë e këtij atdhetari.
At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari ! Cam-300x175
Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës së shenjtë ndaj Atdheut.
Në një letër të zbuluar dhe e botuar nga Dr. Thoma Çomora në gazetën Illyria (Nëntor1996), e shkruar për At Stathin nga Ikonom Kozma Ikonomi nga Iliasi i Himarës me 5 Mars 1917, ku në mes tjerash thuhet:
“… O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit… të kam rixha që të tregosh shumë kujdes, se me sa më thanë, grekërit kanë dërguar pesë asfaliot (spiune) të kishave greke e serbe për të vrarë e prerë shqiptarët. Këto m’i tha miku im Agajoti Koço Dhjako, që ia kish thënë Llambro Konduri, çobani ku kanë fjetur ata të pestë. Njëri nga ata kish thënë se: “Ne jemi ata që do t’ua rregullojmë samarin, prandaj ta rimblidhni mendjen e të bashkoheni me ne… se atyre që e kundërshtojnë gjuhën greke, që e duan gjuhën shqipe në të psallture dhe në skoliat, atë gjuhe arixhofke, do t’u presim kokën e do t’ua dërgojmë në Athinë e që atje, kryepeshkopi, do t’ua shpjerë në Stamboll te Patriku”. Pesë asfaliosit ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thënë çobanit Llambro Konduri se: “Në Allvani kanë ardhur shumë njerëz nga Greqia… për të vrarë e për te prerë të gjithë ata shqiptar, të çdo feje që janë kundra kishave ortodokse të Greqisë dhe Serbisë…
O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekëve dhe e serbëve nuk kanë fund …. Duhet të tregohemi syhapur se këto dy kisha të satanait kërkojnë të shkatërrojnë çdo gjë tonën. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se grekët e serbët janë të pabesë,. Janë dhelpra plaka! …Të shtrëngoj për qafe e të puth, unë miku yt, e shoku i istikamit…”
Dhe…..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi