Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Procedurat e "kartonave" shkaktojnë vonesa në kufirin me Maqedoninë Empty Procedurat e "kartonave" shkaktojnë vonesa në kufirin me Maqedoninë

Sat 10 Mar 2012 - 23:58
Qytetarët e Luginës së Preshevës ankohen gjatë hyrjes së tyre në kufirin e Maqedonisë, për shkak të vonesave dhe procedurave shtesë për kalimin e kufirit, edhe përkundër hyrjes në fuqi të kalimit kufitar vetëm me letërnjoftime, njofton INA.
Kalimtarët e kufirit theksojnë se janë të irituar me policinë kufitare të Maqedonisë, e cila obligon çdo shtetas të Serbisë të plotësojë një formularë me të dhënat personale gjatë hyrjes në Maqedoni. Plotësimi i këtyre formularëve me të dhëna elementare po shkakton vonesa në këtë pikë kufitare. Ata për të shmangur vonesat kanë nisur të përdorin pasaportat. "Po krijohen shumë vonesa, sepse po duhet të plotësojnë këto formularë, edhe pse besuam se me letërnjoftime nuk do të kishte aq shumë probleme dhe pritje nëpër pikat kufitare dhe shpresuan se kjo do të na lehtësonte më shumë kalimin. Por me këto procedura po shkaktohen vonesa", thekson për agjencinë e lajmeve INA, Bujar. I nga Presheva.
Një procedurë e tillë po zbatohet që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime. Nga ana tjetër, Serbia nuk detyron shtetasit e Maqedonisë që të plotësojnë formularët e tilla.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi