Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zvarriten procedurat për shtetësitë Empty Zvarriten procedurat për shtetësitë

Fri 30 Mar 2012 - 12:53
Dhënia e shtetësisë së Maqedonisë vazhdon të paraqes problem për shumë qytetarë shqiptarë, të cilët ankohen për zgjatje procedurash dhe anashkalim të problemit të tyre.

"Kam problem se po vonohet përgjigja se çfarë ndodhë me kërkesën time për shtetësi. Kam aplikuar me vite të tëra, po vazhdimisht më zvarrisin. Kjo është një shkelje e rëndë dhe që njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet fati ynë, sepse ajo po paraqet problem jetësor", thekson Ramiz.H, duke shtuar se problemi qëndron tek labirinthet e krijuara institucionale.

Sipas Ligjit aktual, janë tre nivele institucionale që përcaktojnë dhe zvarrisin procedurat e lëshimit të dokumentit të shtetësisë, duke filluar nga sektori i posaçëm i MPB, Komisioni i shkallës së dytë i Qeverisë, si dhe komisioni për njohjen e gjuhës.

Përveç kësaj janë edhe verifikimet e Stacioneve policore në ato zona, ku jetojnë qytetarët që aplikojnë për shtetësinë. Edhe ky problem është evident.

"Ka pasur rast kur aplikuesi ka qenë në një qytet tjetër për punë, dhe se polici lokal është informuar se nuk është në shtëpi ky aplikues. Andaj polici ka raportuar në stacion se nuk gjendet në shtëpi aplikuesi dhe dosja e tij më pas është ngatërruar gjoja se ai gjendet jashtë shtetit. Me këtë edhe është zvarritur dhe është dhënë përgjigja negative", theksoi Muharrem.A, i cili thekson se brenda familjes së tij ka pasur një rast të tillë.

Qytetarët apelojnë që të shkurtohen këto procedura dhe nivele institucionale, për të mos u ballafaquar me labirinthet e tilla që zvarrisin dhënien e shtetësisë me vite të tëra.

Në Maqedoni deri tani jepen shifra të ndryshme rreth problemit të shtetësisë, ndërsa numri më i madh i atyre që nuk posedojnë këtë të drejtë janë shqiptarë. Sipas të dhënave jozyrtare të MPB mund të jenë rreth 3 mijë qytetarë që nuk posedojnë këtë të drejtë, ndërsa organizatat dhe partitë shqiptare opozitare theksojnë se kjo shifër shkon në mbi 30 mijë veta. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi