Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ndalohen maqedonas që deklarohen si bullgarë dhe ndërmjetësojnë për shtetësitë bullgare Empty Ndalohen maqedonas që deklarohen si bullgarë dhe ndërmjetësojnë për shtetësitë bullgare

Tue 8 Jan 2013 - 16:33
Ndalohen maqedonas që deklarohen si bullgarë dhe ndërmjetësojnë për shtetësitë bullgare Thumbnail.php?file=bullgar_826489281
Policia e Maqedonisë ka bastisur shtëpi të shtetasve të Maqedonisë që deklarohen si bullgarë, transmeton portali Plusinfo.

Rastet e bastisjes dhe arrestimeve kanë ndodhur më 2 janar të këtij viti në shtëpitë e disa bullgarëve të deklaruar në qytetin e Strumicës, ndërsa arsyetimet kanë qenë për dyshime për kriminalitet dhe falsifikim me dokumente, ka informuar Klubi Kulturor Bullgar në Shkup.

Sipas njoftimeve, policia ka ndërhyrë në shtëpitë e shtatë qytetarëve të Strumicës, të cilët kanë shtetësi bullgare, por që gjithashtu ishin të autorizuar për të përfaqësuar qytetarë të Maqedonisë për aplikimin dhe marrjen e shtetësisë bullgare. Ata janë marrë në biseda informative dhe më pas u është rekomanduar që të mos paraqesin rastin në ambasadën bullgare në Shkup.

Klubi Kulturor Bullgar më pas ka informuar se ata janë lënë të lirë, pa asnjë dokument zyrtar të lëshuar nga MPB për ndalimin e tyre. Ndaj tyre është shqiptuar masë ndalese për t`u larguar nga Maqedonia. Këto qytetarë kanë reaguar tek klubi bullgarë për aksionet policore, ku siç thuhet ato janë ndërmarrë për të frikësuar shtetasit bullgar në Maqedoni. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi