Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në Maqedoni ka mbi 120 mijë bullgarë Empty Në Maqedoni ka mbi 120 mijë bullgarë

Thu 22 Aug 2013 - 20:02
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov ka theksuar se në Maqedonia ka mbi 120 mijë bullgarë, ndërsa në Bullgari jetojnë mbi 5 mijë maqedonas.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për Press24 se numri i bullgarëve në shtetin fqinj Maqedoni është edhe më i madh. Ai ka theksuar se është i bindur se tërë botë beson në tezat e tij se kombi maqedonas është krijuar nga arsye politike. “Maqedonizmi është ide e politikanit serb Novakoviq në vitin 1889, i cili kishte shkruar se të gjitha tentimet për të serbizuar bullgarët në Maqedoni po shënojnë mosukses. Ky komb u krijua me vendim të Kominternës në vitin 1934, duke u bazuar në popullin bullgar që po jetojnte në Mbretërinë Jugosllave, por që u shndërrua në realitet nga Jugosllavia komuniste nga viti 1944”, ka shkruar Dimitrov.

Sipas tij, ideja serbe ishte që ky popull bullgar në territorin aktual Maqedoni duhej të krijojnte një ndjenjë se si takon një populli tjetër, i dalluar nga ai bullgar apo serb. “Ashtu do të shmangej kombi bullgar, ndërsa kombi i ri të formuar, të vogël dhe të dobët më lehtë më pas do ta shkrijmë”, ka theksuar Dimitrov duke cituar politikën serbe të Novakoviq.

Dimitrov megjithatë thekson se nuk e mohon të drejtën e vetëpërcaktimit kombëtar, përfshirë edhe të drejtën e maqedonasve. “Cili idiot ju ka thënë se Bullgaria nuk e njeh pakicën maqedonase”, ka theksuar drejtori i muzeut bullgar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi