Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shtetësi bullgare për shtetas të Maqedonisë për 180 euro?! Empty Shtetësi bullgare për shtetas të Maqedonisë për 180 euro?!

Mon 12 Mar 2012 - 11:55
Marrja e pasaportës bullgare po mbetet dëshirë e flaktë e shumë qytetarëve të Maqedonisë të cilët me shumë interes përcjellin rrugët institucionale për të ardhur deri te ajo, raporton ueb-faqja Zhurnali. Edhe tani kur me liberalizimin e vizave është përfshirë edhe Maqedonia dhe qytetarët mund të lëvizin lirshëm në të gjitha vendet e BE-së, kjo sikur nuk mjafton. Kështu, nëpër ueb faqet e ndryshme të internetit ku bëhet shit-blerja e gjësendeve të ndryshme (Pazar3.mk), qëndron se citojmë: “Ofroj pasaportë dhe nënshtetësi bullgare të nevojshme për punë në shtetet perëndimore, kërkesën për nënshtetësi e bëni vetë dhe i gjithë shërbimi kushton 180 euro... Jemi në Shkup dhe mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 077 812 XXX”, shkruan në ofertën e një personi. Interesimi i maqedonasve për të marrë nënshtetësi bullgare ka qenë shumë i lartë, dhe në bazë të disa të dhënave jo zyrtare të cilat janë publikuar kohë më parë në mediat e vendit kjo shifër rezulton të jetë afro 200 mijë.

Institucionet bullgare në bazë të një prononcimi të një qytetari me kusht anonimiteti e që është pajisur me nënshtetësi bullgare thotë se janë kryer presione ndaj këtyre personave që në regjistrimin e vitit 2011 të regjistrohen si bullgarë, “sepse në të kundërtën do t’u merret nënshtetësi bullgare”? Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thotë se deri më tani nuk ka arrit të kapë asnjë person të tillë, edhe pse të dhënat private të atyre personave, fundja ekzistojnë në ueb faqet.

“Mendoj se kjo është politik interne e shtetit bullgar në të cilën ne nuk duam të hyjmë, por se pse nuk kapen personat, ajo varet prej veprës të cilën është duke e kryer. Nëse një person u premton dikujt diçka dhe ka ndonjë institucion i cili ndërmjetëson në këtë çështje dhe gjitha obligimet ndaj shtetit tonë i kryen, është gjithçka në rregull”, tha ndihmës i ministrit për marrëdhënie me opinionin pranë MPB-së Ivo Kotevski.

“Por, nëse dikush u premton qytetarëve se do të sigurojnë pasaportë të ndonjë shteti, dhe për këtë ndërmjetësim i ka kërkuar një shumë të caktuar të parave, dhe nuk e kryen atë, atëherë qytetarët paraqesin individin si mashtrues, dhe pastaj ka bazë ka kapet”, ka shtuar më tej Kotevski.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Mahmut Jusufi pohon se në Maqedoni ka bazë ligjore që qytetari i Maqedonisë të ketë të drejtë të pajiset me dy nënshtetësi.

“Ligjet e vendit tonë ia mundësojnë që një qytetar i vendit të ketë të drejtë të pajiset me dy nënshtetësi dhe për shkak shkaqeve ekonomike shumë maqedonas kanë gjet lehtësim në procedurat që të pajisen me nënshtetësi bullgare dhe atë e kanë bërë. Ndërsa, se pse e bënë këtë shteti bullgarë është çështje e tyre dhe këtu nuk i dimë ne shkaqet për çfarë arsyeje e bëjnë, por shkelje ligjore nuk ka në këtë drejtim. Ka shumë maqedonas që janë pajis me nënshtetësi të Australisë, apo të SHBA-ve, siç ke shumë shqiptarë të cilët janë pajis me nënshtetësi të Gjermanisë edhe atë duke heqë dorë nga nënshtetësia e Maqedonisë, sepse shteti gjerman nuk lejon që qytetari i tyre të ketë dy nënshtetësi”, tha eksperti i drejtësisë Mahmut Jusufi

Ndërsa, profesori Universitar Afrim Osmani pohon se në gjithë këtë procedurë të pajisjes së një qytetari mund të ketë ryshfet, apo kriminalitet, që duhet organet tona t’i hetojnë.



“Unë mendoj se në gjithë këtë procedurë të marrjes së nënshtetësive ka individ të caktuar të cilët janë në rrjedha me këto rrethana dhe iu ofrojnë ndërmjetësim qytetarëve për nënshtetësi, por mendoj se këtu ka ryshfet apo korrupsion të cilat janë punë të organeve tona t’i zbardhin”, tha Osmani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi