Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë Empty Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë

Thu 17 May 2012 - 17:03
e Enjëte, 17 Maj 2012 12:16

















Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë Passporta_bullgare_330_230







Kërkesat e shumë banorëve të Kosovës për pasaportat e huaja serbe dhe
maqedonase kanë tash një “konkurrent” serioz: pasaportat e shtetit të
Bullgarisë. Me këtë dokument të njerëzit besojnë se do t’u hapen
mundësitë e punësimit në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, raporton DW.
Tek boshnjakët dhe goranët e Prizrenit po organizohen shoqatat e
bullgarëve, edhe pse pjesëtarë të këtij komuniteti zyrtarisht nuk ka në
Kosovë.


Radioja gjermane përkujton se në prani të zyrtarëve të Ambasadës
bullgare në Prishtinë dhe të Agjencisë së Bullgarëve jashtë Bullgarisë,
para dy muajve është formuar Shoqata e Bullgarëve të Kosovës, me seli në
Prizren. Edhe pse është mohuar zyrtarisht kjo, në emër të shoqatës
mblidhen dokumentet e të anëtarësuarve, kryesisht nga Komuna e
Dragashit, që me procedura të shkurtuara e me ndërmjetës, brenda një
viti ta fitojnë pasaportën bullgare.

Përfaqësuesit e boshnjakëve kanë pikëpamje të ndryshme mbi këtë
çështje. Disa e kuptojnë këtë si “ndarje” të komunitetit të tyre dhe
formimin e një komuniteti të ri bullgar, andaj apelojnë ndaj BE-së që ta
ndalin këtë proces.

Ish ministri i Kosovës për Shëndetësi, Sadik Idrizi, pasaportat
bullgare i sheh si “zgjidhje të problemeve ekonomike”. “Njerëzit nuk
janë më të kënaqur me pasaportat serbe dhe maqedonas, siç peshon në këtë
fazë pasaporta bullgare, sepse me të mund të fitohet puna në shtetet e
BE, brenda një muaji apo një viti”, thotë Idrizi.

Derisa zyrtarët kanë interpretime të ndryshme për këtë, një numër i
madh i banorëve të rajonit të Prizrenit, e kohëve të fundit edhe nga
viset tjera, shkojnë çdo ditë në Sofje për të dorëzuar dokumentet për
pasaporta. Procedura për marrjen e tyre është reduktuar nga pesë vite në
një vit, ndërsa për pasaportë duhet ndarë rreth njëmijë euro.


info-kosova
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë Empty Re: Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë

Thu 17 May 2012 - 17:04
Skandal!!!
Chiara
Chiara
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 288
<b>Hobi</b> Hobi : kam shum se di ne cilin te specifikohem!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ku mami me lindi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/09/2011

Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë Empty Re: Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë

Thu 17 May 2012 - 18:48
Message reputation : 100% (1 vote)
njerz te shpifur bre nuk meritojn te jetojn ne kosove ata.
Sponsored content

Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë Empty Re: Kosovë, Goranë e myslimanë “shndërrohen” në bullgarë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi