Pse nuk duhet përdorur antibiotikët në mënyrë preventive?
Sun 11 Mar 2012 - 1:34
Nëse i jepni fëmijës tuaj antibiotikë atëherë kur nuk është e nevojshme, mund të ndodh që gjatë kësaj kohe bakteret të pësojnë mutacion (ndryshime) dhe në këtë mënyrë të bëhen rezistuese në antibiotikët të cilët normalisht do të ndikonin mbi ato baktere.
Bakteret e tyre i quajmë baktere antibiotik-rezistente. Këto baktere mund të shkaktojnë në organizëm infeksione shumë më serioze, e për t’u mjekuar këto infeksione nevojiten antibiotikë shumë më të fuqishëm të cilët mund të shkaktojnë efekte anësore shumë më të dëmshme, e po ashtu janë më të shtrenjtë.
Duke i dhënë fëmijës tuaj antibiotikun që nuk i nevojitet, nuk do t’i ndihmoni që ta mjekoni sëmundjen ose të pengoni zgjerimin e infeksionit. Përkundrazi, marrja e antibiotikëve joadekuat mund të shkaktoj reaksione serioze të padëshiruara. Disa prej këtyre reaksioneve më të shpeshta janë: mundimi, barkqitja dhe dhembjet në bark.
Antibiotikët po ashtu mund të shkaktojnë irritim të zorrëve, si pasoj e shkatërrimit të florës normale bakteriale në zorrë dhe shumëzimit të baktereve patogjene, siç është C. difficile. Kjo manifestohet me barkqitje, ethe, dhembje barku, e ndonjëherë mund të ketë edhe përfundim letal.
Antibiotikët, gjithashtu, mund të shkaktojnë edhe reaksione alergjike të cilat kërkojnë një ndërhyrje urgjente. Te vajzat nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktohet kandidiaza vaginale.
Nuk është e saktë, se me dhënien e antibiotikëve në fillim të infeksionit, ai mund të pengohet ose të shkurtohet rrjedha e tij. Çdo sëmundje ka kohëzgjatjen e saj. /Telegrafi/

- Pse antibiotikët duhet të përdoren me kujdes?
- Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur
- Sëmundjet që kuron lëngu e uthulla e mollës, dhe kur duhet përdorur
- Arsyeja pse duhet evituar përdorimi i vajit të përdorur më parë
- Si mendoni njeriu ne jete duhet te beje ate qe do vete,apo qe duhet?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi