Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arsyeja pse duhet evituar përdorimi i vajit të përdorur më parë Empty Arsyeja pse duhet evituar përdorimi i vajit të përdorur më parë

Thu 17 May 2012 - 16:02
Arsyeja pse duhet evituar përdorimi i vajit të përdorur më parë Fried_eggs_doneUshqimet e shijshme tashmë dihet që jo gjithnjë janë të shëndetshme, prandaj kushtojini rëndësi informacionit të mëposhtëm.

Kujdes kur ripërdorni vajin për skuqje, apo qoftë edhe për të ngrohur në të një ushqim të gatuar më parë, pasi mund të jetë helmues për shëndetin.
Nga përdorimi më shumë se njëherë i këtij vaji formohen disa substanca që lidhen me sëmundjet nervore dhe disa lloje të kancerit.
Vaji i përdorur për skuqje mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe helmues në disa mënyra. Që në skuqjen e parë, ai lëshon në ambient disa substanca të quajtura aldehide, të cilat mund të thithen nga ajri. Por një studim i fundit tregon se, ekziston mundësia që këto substanca të mbeten edhe në vaj dhe të përthithen nga trupi i njeriut bashkë me ushqimin.Arsyeja pse duhet evituar përdorimi i vajit të përdorur më parë Fried-chipsKujtojmë që aldehidet janë përcaktuar nga shkencëtarët si substanca që lidhen me sëmundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje të kancerit.
Edhe më parë dihej që aldehidet çliroheshin në ajër pas skuqjes, por studimi më i ri tregon se ato mbeten në vajin që skuqet, kështu që bëhen të rrezikshme për shëndetin, pasi përthithen sëbashku me ushqimin. Prandaj specialistët këshillojnë që vaji të përdoret vetëm një herë për skuqje, që trupi të përthithë sa më pak aldehide.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi