Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Takimi i Zogut me Xhevdet Mustafën, i tregoi për tregtarët spiunë të Enverit” Empty Takimi i Zogut me Xhevdet Mustafën, i tregoi për tregtarët spiunë të Enverit”

Mon 12 Mar 2012 - 0:15
Nga princeshat shqiptare, te nëna Geraldinë; nga mbreti Ahmet Zogu, te i biri i tij, Leka I. Në numrin e ardhshëm do të vijë radha e rrëfimit edhe për Lekën II, por për sot, Skënder Zogu ka shumë për të treguar. Dëshmi nga nipi i Ahmet Zogut për gazetën “Panorama”, që zbulohen për herë të parë, për ngjarje të debatuara pa fund. Siç është rasti i Xhevdet Mustafës, njeriut që udhëhoqi komplotin në Shqipëri për eliminimin e Enver Hoxhës, në vitin 1982. Një mision i dështuar me vepër dhe me jetë, që ishte paralajmëruar si i tillë nga Leka Zogu I, gjatë një takimi me Mustafën në Zelandën e Re. I mësuar me lojërat e spiunëve herë të dyfishtë e herë të trefishtë, “mbreti” i shqiptarëve në mërgim nuk mori asnjëherë tentativa për të rrëzuar sistemin komunist me ndërhyrje ushtarake. Historia e të atit me misionin “Kompania 4000” ishte një leksion që Ahmet Zogu ia kishte mësuar shumë mirë të birit, pavarësisht se ishte i vogël. Megjithatë, ai bëri plot veprimtari sabotuese në emigracion, por derisa të mbërrijmë atje, t’i rikthehemi historisë, aty ku e lamë dje… Te princeshat shqiptare!
Cila ishte marrëdhënia e Mbretëreshës Geraldinë me princeshat?
Të mrekullueshme. Princeshat gjetën te Geraldina jo vetëm respektin si kunatë, por edhe afërsinë prej motre, dhembshurinë prej nëne dhe intimitetin prej mikeje. Me komoditetin që gjetën te Geraldina, princeshat nuk u shqetësuan asnjëherë pse nuk u doli fati, por ia kushtuan deri në fund jetën vëllait të tyre, mbretit Ahmet Zogu. Geraldina, vit pas viti, u bë nëna e të gjithë shqiptarëve në emigracion. Ishte shumë e pjekur politikisht dhe gjithnjë i merreshin këshilla, si nga Mbreti Ahmet Zogu, ashtu më vonë nga i biri. Për nga bukuria dihet tashmë, se që në rininë e hershme ajo u quajt me të drejtë “trëndafili i bardhë” dhe sado kalonin vite, fisnikëria i dukej qartë në fytyrë. Di të them edhe që ishte shumë fetare. Besimtare katolike.
Nëse ishte shumë besimtare katolike, atëherë pse Vatikani nuk ia lejoi martesën e Geraldinës me Ahmet Zogun?
E vërtetë që nuk e pranoi në fillim Vatikani, për shkak se Ahmet Zogu ishte mysliman. Me një Europë në masë katolike dhe në një kohë kur religjioni kishte po aq pushtet sa edhe një monarki apo republikë, martesa e një katolikeje me mysliman përbënte shqetësim të madh për Vatikanin. Unë nuk mund të kujtoj diçka nga martesa, pasi siç thashë, kam qenë fëmijë. Megjithatë, ekziston shtypi ndërkombëtar edhe për këtë çështje. Për shembull, “The Daily Telegraph and Morning Post”, London, England, më 16 shkurt 1938, ka shkruar, botuar me titull: Papa, në pritje të garancive nga Mbreti Zog. “Qyteti i Vatikanit, e martë. – Siç qe parashikuar në “The daily telegraph and morning post”, të enjten e shkuar, Shikimi i Bekuar nuk i ka dhënë të drejtën konteshës Geladine Appony për lejen për të cilën kishte aplikuar, për t’u martuar me Zogun, Mbretin e Shqiptarëve, që është myslyman. Një martesë fetare sipas riteve katolike do të solemnizohet përpara martesës civile; dhe fëmijët e dalë nga martesa e konteshës Geraldinë do të rriten si katolikë romanë. Mbreti Zog deri tani nuk ka marrë asnjë hap për të firmosur këto garanci. Vonesa ka çuar në publikimin e një deklaratetë gjatë zyrtare në “Ossevatore Romano-n” e sotme, organi zyrtar i Vatikanit”, thuhet ndër të tjera në atë shkrim. Pas disa negociatash me Vatikanin, duke parë përkushtimin e mbretëreshës Geraldinë si katolike, por edhe të drejtat dhe liritë e mëdha fetare që Ahmet Zogu u siguronte qytetarëve, u lejua martesa. Në mes të marsit 1938, u dha zyrtarisht lajmi nëpër media: “Me disa rregullime, Vatikani ka lejuar martesën e ardhshme të Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu me konteshën Geraldina Appony të Hungarisë. Vetë Papa Piu lejoi martesën”. Me kalimin e viteve, Geraldina u bë shumë e respektuar në Vatikan dhe më gjerë. Ajo ka takuar Nënë Terezën, Papa Gjon Palin II etj. dhe ka pasur bekimin e tyre.
Duke iu rikthyer Ahmet Zogut, është folur për disa tentativa ushtarake në mërgim, për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri? Cila prej tyre ka qenë më e organizuara, më seriozja?
Më organizuara, më seriozja dhe që në fakt priteshin rezultate pozitive, ka qenë misioni “Kompania 4000”, që fatkeqësisht dështoi. Ideja për ngritjen e tij Ahmet Zogut i lindi që në Aleksandri, ku ftoi atje për bisedë mbështetësit e tij më besnikë, por edhe ata që i kishte pasur kundërshtarët më të fortë deri atëherë, si: Abaz Kupin, Mit’hat Frashërin, Mustafa Krujen, Ernest Koliqin, Mehdi Frashërin, Ago Again, Ihsan Toptanin, Gaqo Gogen etj. Pas shumë negociatash, ai formoi në Aleksandri komitetin “Shqipëria e Lirë”, që hynë në një operacion të përbashkët me anglo-amerikanët, nën emrin “Kompania 4000”. Për muaj me radhë, u stërvitën dhjetëra persona në Maltë, Qipro, Gjermani, Itali etj., të cilët në fund u hodhën me parashuta në Shqipëri, pranë kufijve tokësorë dhe ujorë. Nuk po zgjatem shumë me detajet e këtij operacioni, pasi tashmë janë bërë të ditura publikisht, vetëm doja të theksoja që Ahmet Zogu, për hir të atdheut, arriti të bashkëpunonte me ata që për një kohë të gjatë ishin quajtur “armiqtë e tij”, emrat e të cilave ua dhashë më lart. Sa i përket operacionit “Kompania 4000”, ai bëri gjithçka ishte e mundur, por spiunët në çdo epokë kanë mbetur spiunë. Dhe britaniku Kim Filbi ishte spiuni i këtij operacioni, i cili bashkëpunonte me rusët, që i treguan gjithçka Enver Hoxhës.
Flitet që jo vetëm Kim Filbi spiunoi, por edhe njerëz pranë Ahmet Zogut…
Edhe pse kishte mundur të arrinte në strukturat më të larta të CIA-s dhe SIS, shërbimet sekrete amerikane dhe angleze, Filbi figuronte si personi që prej 20 vjetësh kishte shërbyer edhe si spiuni i sovjetikëve. Pra, kur u zhvillua operacioni “Kompania 4000”, ai kishte dy dekada i lidhur ngushtë me rusët, që në atë kohën ishin “mjaltë” me Enver Hoxhën. Për nga mënyra si rrodhën informacionet, për nga emrat konkretë që dolën, për nga detajet, vetëm Kim Filbi ka spiunuar. Vetëm ai dinte gjithçka për këtë operacionin, nga A te ZH, fiks ashtu siç iu spiunua Enver Hoxhës. Ndaj nuk kanë qenë njerëzit pranë Ahmet Zogut që kanë spiunuar, por Kim Filbi.
Po pas këtij operacioni, a tentoi sërish Ahmet Zogu?
Jo. Pas këtij operacioni ai nuk pati më as kushtet e favorshme politike, pasi u detyrua të lërë Egjiptin, dhe as shëndetin. Për më tepër, pas zbulimit të operacionit “Kompania 4000”, ai nuk dëshiroi të organizonte më misione kundër regjimit komunist në Shqipëri, që nuk garantonin jetën e ushtarakëve të tij. Përveç njerëzve të oborrit, ai nuk i besonte më askujt. Vetëm pas vdekjes së tij, i biri, Leka Zogu I, nisi disa tentativa, por edhe ai u tregua shumë i matur. Më së shumti u hakmor kundër spiunëve të Enver Hoxhës që e përndiqnin edhe në emigrim.
Në ç’mënyrë u hakmor?
Po ju tregoj një ngjarje, që kam qenë vetë prezent. Në vitin 1976, nga agjentë të Enver Hoxhës në Ambasadën Shqiptare në Paris u bënë përpjekje për të prishur varrin e Ahmet Zogut. Për këtë na tregoi një mik i familjes me mbiemrin Vladi, Sulë Vladi, i cili kishte varrin e të vëllait aty pranë Ahmet Zogut. Si i përmalluar, ai kalonte çdo ditë nga varrezat, sa herë dilte në mëngjes herët për në punë. Një nga vizitat e tij andej, ai kishte parë dy persona që përpiqeshin që të nxirrnin arkivolin e Ahmet Zogut nga varri. Sulë Vladi ishte ndalur dhe sapo ata e kishin parë, ishin larguar. Menjëherë Sula lajmëroi familjen mbretërore dhe ne shkuam në varreza. Diku pranë gjetëm një vend tjetër, e rrethuam, e betonuam dhe e futëm arkivolin provizorisht aty, ndërkohë që shkruam zyrtarisht një notë ankese dhe proteste për strukturat shtetërore më të larta franceze. Megjithatë, nuk po na zinte vendi me kaq dhe Leka Zogu I mendoi që t’i jepte një mësim Ambasadës Shqiptare atje. Bëmë një plan dhe studiuam vendndodhjen e njerëzve brenda. Vumë re që kati i parë dhe i dytë nuk kishte njerëz gjatë natës dhe shërbenin si zyra. Vetëm në katin e tretë rrinte dikush, siç duket roja. Duke qenë se nuk dëshironim të vrisnim njeri, por vetëm ta shkatërronim si ndërtesë, duke i dhënë kështu një mesazh Enver Hoxhës, zgjodhëm armën bazuk (bazooka). Kjo lloj arme është si tip mortaje, topi, por ndryshe nga ato, fillimisht çan pengesën nga jashtë, pastaj shpërthen brenda. Kështu u bë. Morëm shënjestrën dhe qëlluam. Kati i parë u dëmtua krejtësisht. I dytë, deri në gjysmë. Ndërsa i treti kishte më pak dëme. Fiks siç e kishim parashikuar.
Nga rrëfimi duket sikur ju keni qenë autori i këtij shpërthimi?
Unë dhe Ylli Spahia bëmë atentatin, sigurisht që na ndihmuan me informacione edhe të tjerë. Madje, Ylli Spahia qëlloi. Është personi që ka qenë 23 vjet në shërbim të mbretit. Megjithatë, menjëherë pas shpërthimit, vetë mbreti Leka Zogu I e mori përsipër atentatin.
A u arrestua Leka Zogu I për këtë atentat?
Leka Zogu I thjesht u mor në pyetje për dijeni, ndërsa mua dhe Ylli Spahinë na arrestuan, për të na lëshuar shumë shpejt. Pavarësisht se bëmë atentatin, ne kishim krijuar alibi shumë të fortë me ca miq francezë, sikur kishim qenë në darkë me ata. Policia mblodhi dëshmitë dhe ne shpëtuam. Më kujtohet dhe diçka tjetër në këtë kohë, lidhur me varrin e Ahmet Zogut, që bëri bujë dhe doli në faqe të para të gazetës. Nga agjencia e lajmeve franceze “AFP”, erdhën më pyetën rreth prishjes së varrit dhe unë u thashë: “Keni shembull konkret që komunizmi nuk respekton as të vdekurit, për të mos folur për të gjallët”. Nga ana tjetër, morëm vesh që Enver Hoxha ishte xhindosur krejtësisht në Shqipëri dhe kjo na bëri që sërish t’i bënim atentate të tjera. Që ta xhindosnim edhe më keq.
Për shembull, çfarë atentati?
Atentati i radhës ishte prerja e kabllos nënujor telefonik në mes Shqipërisë dhe Italisë. Për një kohë të gjatë, të dy shtetet mbetën pa komunikim. Me anë të një polumbari bëmë prerjen e kabllos, ndërsa nga qielli, duke llogaritur shpejtësinë dhe drejtimin e erës, lëshuam dhjetëra balona me trakte në kufijtë shqiptarë. Aty tregonim për misionin tonë, si edhe bënim thirrje kundër komunizmit dhe rrëzimin e Enver Hoxhës. Ashtu si babai i tij, Leka Zogu I nuk e pa të arsyeshme që të çonte mision ushtarak direkt në Shqipëri, por gjeti lloj-lloj formash si këto që ju përmenda, që t’i kundërvihej sistemit diktatorial. Pa harruar këto, edhe diplomacinë e madhe që ka përdorur me faktorët ndërkombëtarë.
Edhe komploti kundër Enver Hoxhës, i udhëhequr nga Xhevdet Mustafa në Shqipëri, pati viktima. A nuk ishte pas tij edhe Leka Zogu I, siç edhe është thënë?
Mirë që ma bëtë këtë pyetje, pasi është momenti që ta sqaroj njëherë e mirë këtë histori. Kam dijeni të plotë rreth kësaj historie. Leka Zogu I ka pasur informacion për komplotin dhe ka takuar personalisht Xhevdet Mustafën, diku në Zelandën e Re. Atje është bërë edhe plani për eliminimin e Enver Hoxhës. Sapo janë takuar, Leka I e ka parë të shoqëruar me disa persona që i njihte mirë.
Cilët ishin këta persona?
Nuk më kujtohen emrat, pasi nuk i kam parë me sytë e mi. Vetëm di që Leka I më ka thënë që ka parë në një tavolinë me Xhevdet Mustafën biznesmenë që bëjnë tregti të ngushtë me Enver Hoxhën dhe janë krejt të pabesueshëm për të kryer një mision. Të njëjtën gjë ia ka thënë edhe vetë Xhevdet Mustafës. E ka paralajmëruar që të mos e bënte atë komplot. Leka Zogu I është larguar shumë i mërzitur nga ai takim dhe nuk ka dashur që të mësojë më shumë se si do ta realizonte komplotin Xhevdet Mustafa, në mënyrë që çdo gjë që të ndodhte më pas, ashtu siç ndodhi, të mos i faturohej atij. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, Leka Zogu I jo vetëm që nuk ka mbështetur komplotin e Xhevdet Mustafës, por edhe ka qenë krejtësisht kundër tij, për arsyet që ju parashtrova.
Shihet qartë që ju e mbroni si xhaxhain tuaj, Ahmet Zogun, ashtu edhe djalin e tij, kushëririn tuaj të parë, Leka Zogu I. Pavarësisht rrëfimit, flitet se ju jeni përjashtuar njëherë nga oborri mbretëror?
Ju kam treguar që fëmijërinë unë e kam kaluar në Turqi. Por pasi i jam ribashkuar familjes mbretërore në Egjipt, në vitin 1947, kurrë nuk jam ndarë prej tyre dhe as nuk jam përjashtuar. Po të bëni llogaritë, kam qenë rreth 14 vjeç kur jam takuar me familjen mbretërore. Vetëm nëse më kanë përjashtuar kur kam qenë foshnjë dhe unë nuk jam në dijeni, me të drejtë… Në të gjithë vitet e aktiviteteve të familjes mbretërore është e dëshmuar me dokumente prania ime. Megjithatë, e di unë se nga kush kanë dalë këto thashetheme, se e kam dëgjuar edhe më parë.
Nga kush?
Nga Isuf Mullai. Ai është personazhi real i librit “Mërgata e Qyqeve”, ai që në libër vesh petkun e Manush Kelmendit. Spiuni i Enver Hoxhës. E ka pranuar edhe vetë ai. Isuf Mullai shërbeu disa vite si agjent i Sigurimit të Shtetit, i infiltruar në oborrin mbretëror në mërgim të Ahmet Zogut. Po kur u zbulua, pas kthimit në Shqipëri, ai filloi të trillojë histori. Fiks ashtu siç ia kishte ënda Enver Hoxhës. Një pallat mbretëror me intriga brenda, të zbukuruara, të fantazuara me stilin tipik komunist…



Porosia e Zogut për t’i vënë eksploziv Aeroportit të Gabonit
Dihet tashmë që jeta i ka nisur me emigrim Leka Zogut I, pasi u largua nga Shqipëria ende pa mbushur 48 orë. Megjithatë, nga transferimi nga një shtet në tjetrin, ka plot histori për të treguar. Siç është kjo e rrëfyer prej Skënder Zogut, në Aeroportin e Gabonit. “Në shtator 1962 lamë Francën për t’u vendosur në Spanjë, ku ishte në fuqi Mbreti Juan Carlos. Në vitin 1976, Leka I themeloi Këshillin për Çlirimin e Shqipërisë Etnike, u zgjodh dhe komandant i Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Gjatë vitit 1977, ai i intensifikoi aksionet dhe demarshet politike kundër regjimit komunist të Tiranës. Por, ky aktivitet do të bëhej shkak që Spanja, një aplikante e zjarrtë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, të tërhiqej përballë trysnisë së disa vendeve që ankoheshin se rrëzimi i qeverisë komuniste në Shqipëri do të sillte si efekt edhe destabilizimin e Jugosllavisë. Prandaj, qeveria spanjolle kërkoi ndërprerjen e aktivitetit të mbretit Leka, duke e detyruar këtë të fundit të largohej në janar të vitit 1979 drejt Rhodezisë. Por, duke qenë se aty nuk kishte linjë direkte avioni, mbërritëm në Gabon, me 60 ushtarë. Gjendja ishte shumë e tensionuar, pasi Leka I duhej të merrte leje për të ikur që andej, se kishte informacione që Presidenti i Gabonit kishte bërë bisedime me Enver Hoxhën, për të na dorëzuar te ai. Atëherë, Leka Zogu I na tha: Unë po shkoj të takoj funksionarët e shtetit dhe diplomatët. Nëse nuk kthehem brenda 2 orësh, hidheni në erë këtë aeroport dhe çfarë t’ju dalë përpara… Ishin orët më të gjata që kemi kaluar. Fatmirësisht, ai u kthye me miratimin në duar dhe ne u nisëm drejt Rhodezisë, Zimbabveja e sotme”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi