Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlora, qyteti i plazhit por edhe i muzikës Empty Vlora, qyteti i plazhit por edhe i muzikës

Tue 6 Apr 2010 - 14:03

Të bësh pjesë në një orkestër simfonike nuk është përherë një nga aktivitetet më në modë, ose nga ato më të paguarat.

Por kur në mes futet pasioni, atëherë gjithçka eshtë e mundur. Jemi në Vlorë. Një qytet i njohur për plazhin, futbollin dhe karakterin. Në këto ditë ende larg sezonit veror, disa njerëz po nxitojnë të kapin orarin e provave. Arsyeja e udhetimit ne kete qytet eshte “orkestra simfonike” e cila falë shpirtit artistik, deshires, mundit dhe sakrifices se ketyre njerezve vazhdon te jete e tille, ekzistente, me nje repertor te pasur dhe jete koncertale te mirefillte.

Eduart Banushi eshte ai qe udheheq aktualisht kete formacion te vogel harqesh, te perbere nga mesues dhe nxenes te shkolles se mesme te muzikes “Naim Frasheri”. Ndersa salla e Qendres Kulturore vazhdon te jete ne rikonstruksion, palestra gumezhin tashme nga tingujt e gezuar te instrumentave. Edhe pse jo e plote ne kete seance, perkushtimi i femijeve dhe mesuesve eshte i madh. Dirigjenti Banushi thote se kjo pergatitje behet per nje koncert instrumental qe eshte planifikuar se afermi. Kjo mini-orkester simfonike, sikunder cdo gje ne Shqiperi, pas viteve ‘90 pesoi gjymtim te madh.

Per me shume se 20 vjet, e vetmja pjese e kesaj orkestre qe ka mbijetuar eshte ajo e harqeve. “Jane ne moshe goxha te mire sepse une i shikoj ne moshen e punes. Jane te gjithe ne moshen mesatare 20 vjec”, shprehet Banushi. Ky formacion orkestral qe dikur kishte permasat e nje orkestre simfonike te vertete, ka nisur si e tille ne vitin 1972, duke iu bashkerenduar edhe tre orkestrave te tilla ne te gjithe Shqiperine. Ata qe e themeluan ate kujtojne qe provat beheshin ne sallen e katit te dyte te Shtepise se Kultures, ish-shtepia e Eqerem Beut e qe sot eshte perfshire nga rikonstruksioni.

I pari qe drejtoi kete orkester ishte Vasil Cuni, sot ai punon si mesues muzike ne nje prej shkollave jo-publike ne Vlore. “Binte nevoja qe te kendoheshin edhe kenge por edhe gjera me te medha. Prandaj ishte e domosdoshme qe te krijohej nje formacion”, thekson Vasili. Pa ngurrim ai kujton me rradhe te gjithe ata qe e themeluan ate dhe qe tashme kujtohen per kontributin dhe vlerat e tyre. “Natasha Spiro ishte me shkolle te larte, Filloreta Kodra, Pirro Peci. Kishim shume emra te degjuar ne ate kohe qe tani militojne ne orkestrat e medha te Europes”, shprehet ai.

Fillimet e repertorit te kesaj orkestre i perkisnin shoqerimit te festivalit te femijeve dhe festivaleve per te rritur, por me kalimin e kohes, fale nje eksperience te mire dhe kompaktesie ne ekzekutim, ajo filloi te realizonte edhe forma te tjera te medha. Istref Dobi, pergjegjes i kultures ne Vlore thote se jane ne rruge te mbare per krijimin e nje filarmonie te mirefillte. Ne fund te ketij sezoni turistik, synohet rikonstruksioni i nderteses, e cila me investimin e nje shume prej 24 mije eurosh, do te fitoje pamjen e nje skene te vertete.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi