Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria e plazhit i dorëzohet bikinit Empty Shqipëria e plazhit i dorëzohet bikinit

Sat 9 Jul 2011 - 13:49
Shqipëria e plazhit i dorëzohet bikinit Paradise_island_06
Jemi në muajin korrik! Muaji i pushimeve. Është koha për të marrë disa rreze dielli dhe për tu bërë ngjyrë çokollatë.

Por cilat janë tendencat e rrobave të banjës për këtë sezon veror? Cfarë duhet të zgjedhim për të qenë koherent me pasarelat e bikinit?

“Tendencat e kësaj vere janë lulet me shumë ngjyra. Nëse rrobat e banjës janë të tilla, atëherë kjo veshje shoqërohet edhe me elementë të tjerë siç është manteli i hollë i tejdukshëm apo syzet”, shprehet Mirela.

Por ja cilat janë format dhe elementët e bikinit të këtij viti në ndryshim nga vitet e tjera.

“Tendencë edhe për këtë sezon mbetet bikini, modeli trekëndësh. Krahasuar me vitin tjetër, të sipërmet kanë një mbushje të vogël dhe pak “push up”. Kurse për të poshtmet vihet re se janë të larta në formën e korsesë”, shton Eni.

Në Shqipëri, një vend plazhi dhe pushimesh, ndoshta edhe më shumë se në vendet e tjera ka një prirje për të pasur në garderobë shumëllojshmëri të rrobave të plazhit. Por sa vëmendje i kushtojnë shqiptarët pamjes së tyre buzë detit?

“Shqiptarët i kushtojnë shumë rëndësi rrobave të plazhit. Unë nuk kam parë që ata të përdorin vetëm një palë të tilla. Preferojnë një-ngjyrëshe, me lule. Kurse nuk mund të flasim për industrinë e modës sepse ajo kërkon kosto të mëdha për të marrë përfitime të vogla”, thekson Mirela

Pavarësisht se shqiptarët duken të apasionuar pas pamjes së tyre të jashtme, ende nuk mund të flasim për një industri mode të veshjeve të plazhit në Shqipëri.

Një element tjetër, i vogël, por shumë i rëndësishëm janë edhe format e rrobave të banjës. Jo gjithmonë ajo që na pëlqen në pamje të parë, na rri mirë edhe në trup. Ja si na e përshkruan Mirela, një nga stilistet më të mira shqiptare këtë detaj: “Rrobat e banjës duhet të përshtaten me formën e trupit. Për shembull, kur ka dalë në fillim bikini me të poshtme të larta, kjo është bërë pas një studimi të hollësishëm për të treguar forma më të bukura të grave që ishin më të mbushura se vajzat në pasarela.”

Rroba banjo-trup apo bikini?

“Vazhdojnë të preferohen bikinit, veçanërisht paradite. Por, rrobat e banjës trup për një pasdite buzë deti do të ishin perfekte”, shpjegon Eni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi