Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lona
Lona
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 345
<b>Hobi</b> Hobi : pune
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : askund
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 23/05/2011

Vajrat e plazhit nuk garantojnë mbrojtje nga dielli Empty Vajrat e plazhit nuk garantojnë mbrojtje nga dielli

Thu 14 Jul 2011 - 1:07
Vajrat e plazhit nuk garantojnë mbrojtje nga dielli Vajrat-plazhit-300x199
Preparatet e shtrenjta për t’u mbrojtur nga dielli nuk ofrojnë më mbrojtje kualitative, ndërkohë që këtë nuk e bën as blerja e tyre në farmaci.

Ekspertët kanë testuar 16 preparate për mbrojtjen nga dielli me faktorë mesatarë mbrojtës, kryesisht të firmave të njohura, çmimet e të cilave lëviznin nga 0.99 e deri në 40.79 euro për 100 mililitra.

Ata u kanë kushtuar vëmendje edhe pohimeve të produkteve, siç janë: “dermatologjikisht i testuar”, “antialergjik”, “nuk është testuar te kafshët” dhe të ngjashme me këto. Rezultatet nuk ishin edhe aq të mira, duke u bazuar në emrat e kompanive me famë botërore.

Disa prej tyre kishin dështuar në rezistencën ndaj ujit, edhe pse këtë aftësi e kanë të shkruar në ambalazh. Kur bëhet fjalë për udhëzimet e përdorimit të produkteve, janë vlerësuar dobët shumica e tyre. Në fakt, edhe pse kanë mjaft informata, ato janë të shkruara në ambalazhin e kartonit ose në letrën përcjellëse, të cilën zakonisht përdoruesit e hedhin dhe nuk e marrin me vete në plazh.

Rekomandohet që të gjitha preparatet për mbrojtjen ndaj diellit të kenë qartë të përshkruar mbrojtjen e tyre nga rrezet UVA dhe UVB, si dhe numrin e faktorit mbrojtës (SPF), i cili duhet të mos rritet apo zvogëlohet, por të jetë ai i vërteti që e ofron produkti, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje sa më kualitative.

Autorët e këtij studimi thonë se nuk është e lehtë që të zgjedhësh preparatet mbrojtëse kur e di se nuk je i sigurt nëse ato do të sigurojnë mbrojtjen që ofrojnë, përkundër parave që paguan. Për këtë arsye, sipas tyre, është më mirë që të shmanget dielli sidomos në periudhën e rrezikshme të ditës (10:00-16:00), në mënyrë që të mos rrezikohemi nga sëmundjet e rënda të lëkurës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi