Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ahmeti: ‘Incidentet, akte të ulëta dhe qyqare’ Empty Ahmeti: ‘Incidentet, akte të ulëta dhe qyqare’

Mon 12 Mar 2012 - 19:01
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka dënuar edhe një herë incidetet e fundit mes nxënësve të dy komuniteteve më të madhe në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve. Ahmeti ka kërkuar nga uniformat ‘blu’ që të garantojnë sigurinë e qytetarëve.“BDI ka dënuar dhe dënon akte të tilla, akte qyqare, akte të ulëta, që rrezikojnë jetën e njerëzve po edhe njëherit frikësojnë, i vë në panik të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kemi kërkuar dhe kërkojmë që drejtësia të vendoset në vend, policia e shtetit e inkurajojmë që të kryejë punën e vet dhe drejtësia të veprojë mbi çdo kë që siguron qetësinë dhe sigurinë e të tjerëve. Qasja të jetë mbi të gjithë njësoj dhe të mos veprohet në mënyrë selektive”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij incidentet e fundit ishin spontane dhe pas tyre nuk qëndron asnjë parti politike.

“Çdo familje, çdo mësues edhe ato janë pjesë e kësaj shoqërie, të gjithë duhet të angazhohemi, që këto akte të tilla të dënohen dhe mos lejohet të ndodhin në të ardhmen. Të gjithë prindërit duhet të jemi të shqetësuar që gjëra të shëmtuara të mos ndodhin dhe të gjitha forcat politike duhet të veprojnë me përgjegjësi. Ne kemi bërë analiza të thella duke pasur parasysh të dhënat që marrim nga terreni ne na rezulton se pjesa dërmuese e këtyre aktiviteteve janë spontane dhe nuk qëndron asnjë forcë politike, por shfrytëzoj rastin që të gjitha forcat politike në vend duhet të kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike sepse nga raportet ndëretnike varet shumë ardhmëria e vendit tonë”, tha Ahmeti.

Ahmeti këto komente i bëri pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup, Poll Uollers./Express.mk
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi