Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ish-gjyqtari i Klinës dyshohet për 260 akte kriminale Empty Ish-gjyqtari i Klinës dyshohet për 260 akte kriminale

Tue 29 May 2012 - 14:00
Ish-gjyqtari i Klinës dyshohet për 260 akte kriminale 38198_37PRISHTINE
- Kolë Puka mund të hyjë në librin e rekordeve botërore “Guinness” për
numrin e veprimeve kriminale që dyshohet se ka kryer ndër vite si
gjyqtar, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas të përditshmes kosovare
janë rreth 260 veprime që “mbajnë nënshkrimin e tij”, e që supozohet se i
ka kryer për gati një dekadë sa ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në
Gjykatën Komunale të Klinës.

Për të tilla veprime, Puka është
dënuar javën e kaluar nga një kolegj penal i Gjykatës së Qarkut të Pejës
për 16 mijë euro të përvetësuara në mënyrë të paligjshme. Për rreth 100
vepra tjera është nën hetime dhe për po kaq duke u gjykuar në Gjykatën e
Qarkut të Prishtinës.

Ish-gjyqtari që ndodhet në paraburgim
prej muajsh ka rezultuar një “minierë” për hetuesinë dhe prokurorin
special, Ali Rexha. Gjatë dhjetë vjetëve të veprimtarisë si gjyqtar në
Klinë, ai supozohet se ka përfituar mbi dy milionë euro nga vendimet
gjyqësore të paligjshme që ka nxjerrë. Nëse këto vërtetohen, gjyqtari
pritet të kalojë vite të tëra prapa hekurave.

“Ai konsiderohet
si bos i krimit dhe strumbullar i krimit të organizuar nga kompensimet e
dëmeve të cilat i ka përfituar vetë me bashkëpunëtorë”, thotë Ali
Rexha, prokuror special në Prokurorinë e Republikës së Kosovës. “Kemi
tre vjet që po merremi me të dhe do të vazhdoj edhe sivjet”.

Kolë Puka është njëri nga gjyqtarët që ka përfituar në emër të qytetarëve të dëmtuar.

Prokurori
Ali Rexha i ka numëruar veprimet e paligjshme që ka kryer ai. Sipas
prokurorit janë gjithsej, 260. Shumë veprime të tij klasifikohen si një
vepër penale siç është shpërdorimi i detyrës zyrtare apo nxjerrja e
vendimeve të kundërligjshme. Një numër i madh veprimesh të kualifikuara
si falsifikim tashmë janë parashkruar. Megjithëkëtë kanë mbetur boll për
t’u zbardhur.

Më 25 maj të këtij viti ka nisur gjykimi i tij në
Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, cështje që pritet të mbyllet deri në
fund të korrikut.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi