Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

EULEX: SHIK-u i Kosovës, organizatë kriminale! Empty EULEX: SHIK-u i Kosovës, organizatë kriminale!

Sat 3 Sep 2011 - 12:12
Prokurorë të EULEX-it, Shërbimin Informativ të Kosovës e shohin si një organizatë kriminale që financohej nga pastrimi i parave, trafikimi me drogë e armë. Këtë bindje e kanë demonstruar gjatë intervistimit të dëshmitarëve e të dyshuarve për përfshirje në veprime të paligjshme.
Përveç kësaj, prokurori special Erëin Petilos, beson se ky shërbim sekret që ka vepruar në Kosovë për një dekadë është përfshirë edhe në vrasjen e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.“A keni njohuri që SHIK-u ishte financuar me pastrim parash dhe drogë e armë”, e ka pyetur ky prokuror ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, gjatë marrjes në pyetje disa muaj më parë në cilësinë e të dyshuarit për krim të organizuar. Deputeti Syla i është përgjigjur me mohim, derisa prokurori ndërkombëtar e ka pyetur sërish atë se “a ka qenë SHIK-u ndërmarrje kriminale për të pastruar para nga aktivitetet e krimit të organizuar”?“Është punë e juaja t’i bëni këto pyetje, por jo dhe jo”, i është përgjigjur Azem Syla prokurorit gjatë intervistës një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”. “Gjatë dhe pas luftës ata kryenin punët e tyre me mundësitë që kishin. Ata kanë ndihmuar pas luftës dhe mendoj nuk e di se kanë pasur kontakte të rregullta me KFOR-in dhe me shërbimet e disa shteteve me të cilat kishin komunikim të mirë”, ka shtuar ai, citon Koha Ditore.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës pas akuzave që kishte hedhur kundër tij Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut dhe se ka kryer krime me urdhër të Azem Sylës. Ky i dyshuar i ka mohuar të gjitha këto akuza. Ai ka thënë se nuk e njeh fare Nazim Bllacën, por e ka pranuar se njihet me disa prej njerëzve të cilët nuk e kanë mohuar njohjen me Bllacën dhe bashkëpunimin me të në fushën e biznesit. Për Shpresim Ukën ka thënë se e ka të martuar mbesën e tij, me hallën e Fahredin Gashit ka thënë se ka qenë në burg, derisa Shaban Sylën ka pohuar se e ka familjar.

Syla ka folur për luftën e UÇK-së, për SHIK-un, bashkëpunimin me Fatos Klosin, si dhe për përplasjet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe FARK-un, formacion ky ushtarak i krahut të Bujar Bukoshit. Këtë formacion ai e ka quajtur të vogël, për të shtuar se shumë pjesëtarë të tij i ishin bashkuar UÇK-së për të bërë luftën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi