- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Deputetët grushtohen për “SHIK-un”
Fri 29 Jun 2012 - 11:58
– Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë provuar që rivalitetet politike t’i zgjidhin me grushte. Njëri prej tyre është ndarë i gjakosur.
Latif Gashi i PDK-së e Rexhep Selimi i “Vetëvendosjes” janë përleshur fizikisht në hyrje të Kuvendit të Kosovës, të enjten, pas një pauze të seancës plenare. Pak minuta pas tyre, në një përleshje janë përfshirë deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ai i VV-së, Florin Krasniqi. Nga këto dy runde, sipas protagonistëve të lënduar kanë dalë Haxhiu e Selimi. Lëndimet janë evidente në trupat e tyre. Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka thënë se plagët i janë shkaktuar nga Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Visar Ymeri e truprojat e Selimit.
Kësaj përleshjeje i ka paraprirë një përleshje pesë minuta më herët e ish-drejtorit ekzekutiv të SHIK-ut, Latif Gashi, me kolegun e tij të luftës, Rexhep Selimi. Gashi ka thënë se Selimit ia ka dhënë nja tri goditje të shpejta si përgjigje ndaj, siç ka thënë ai, përpjekjes së tij për ta goditur. E Selimi ka thënë se provokimeve verbale të Gashit i është përgjigjur fizikisht.
Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen kanë thënë se derisa deputeti Rexhep Selimi ka qenë duke dhënë një deklaratë për një gazetare është fjalosur për shkak të SHIK-ut me ish-drejtorin e kësaj organizate, Latif Gashi. Sipas dëshmitarëve, Selimi i është ofruar Gashit, por ai e ka kapur për fyti duke e goditur disa herë. Gjurmë të dhunës janë parë në qafën e Selimit edhe disa orë më vonë.
Policia ka dalë në Kuvendin e Kosovës. Hetues të Policisë, duke përfshirë edhe një prokuror të Prokurorisë Komunale të Prishtinës, kanë shkuar në Kuvend për hetime, mirëpo deri vonë pasdite nuk janë intervistuar protagonistët e rrahjes.
Haki Geci, kryeprokuror i Prokurorisë komunale në Prishtinë, ka thënë se ende nuk ka pranuar raport nga organet policore. “Nëse ka lëndime dhe ka raporte mjekësore atëherë mund të kualifikohet si vepër penale, por nëse nuk ka, atëherë e tëra konsiderohet si prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, ka deklaruar Geci. Rexhep Selimi ka thënë se i është dashur t’i përgjigjej fizikisht provokimit verbal të Latif Gashit. Ai ka thënë se kësaj radhe anëtarët e SHIK-ut kanë provokuar njeriun e gabuar. “Një provokimi verbal m’u desh me ju përgjigj fizikisht ndonëse e kuptoj rolin e një deputeti por tashmë opinioni e di se eksponentët e tillë të SHIK-ut në cilësinë e bodygardëve dinë të provokojnë njerëz. Kësaj radhe më vjen keq që ata kanë provokuar në momentin jo të duhur për ta dhe kanë provokuar njeriun e gabuar, shpresoj”, ka thënë Selimi. Ai ka shtuar se kolegët e tij që kanë udhëhequr SHIK-un nuk marrin vesh ndryshe.
Gjithë storien e përleshjes dhe epilogun saj gjerësisht mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”
(Në foto aktorët e përleshjes: Rexhep Selimi, Latif Gashi, Florin Krasniqi, Bekim Haxhiu-Kamishi)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi