Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare Empty Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare

Mon 12 Mar 2012 - 19:21
Problemet brenda familjes janë një e vërtetë e natyrshme e jetës. Në përgjithësi mosmarrëveshjet lindin mes problemit që hasim dhe gjendjes së dëshiruar.Dëshirat e njeriut nuk njohin kufi; por meqë dëshirat janë të pakufizuara dhe mundësitë të kufizuara, më e rëndësishmja është fokusimi mbi më të rëndësishmet, moskrijimi i rrugëve pa dalje duke u ndikuar nga problemet dhe zgjidhja e tyre në mënyrën e duhur.Problemet brenda familjes lindin më tepër mbi këta çështje: Mënyra e komunikimit mes bashkëshortëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes; Nëse ka vazhdimisht grindje apo diskutime; Marrëdhëniet e pjesëtarëve të familjes me pjesëtarët e tjerë dhe ndërhyrja e tyre; Sjelljet dhe qëndrimi i nënës dhe babait në lidhje me fëmijët apo të rinjtë; Ndikimi i miqve dhe shokëve të pjesëtarëve të familjes; Përgjegjësitë brenda familjes; Gjendja ekonomike e saj; Pakënaqësia e pjesëtarëve të familjes nga dashuria dhe interesi i treguar nga vetë pjesëtarët në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit.

Për të zgjidhur një gjendje problematike duhet të përpiqemi të gjejmë alternativa të ndryshme në mënyrë të informuar dhe logjike, zgjedhja e zgjidhjes më të përshtatshme në mes këtyre alternativave quhet ‘Zgjidhje e problemit’. Personat të cilët janë të aftë në zgjidhjen e problemeve kontrollojnë më mirë stresin. Pikërisht këto persona janë të rrezikuar më pak nga depresioni. Me zhvillimin e aftësive që ndikojnë në zgjidhjen e problemeve, problemet familjare ashtu si problemet e tjera shoqërore do të zgjidhen krejt lehtë.

Rreth kësaj teme mund të shfrytëzoni burime të ndryshme si librat rreth zhvillimit, seminare, ndihma psikologëve etj. P.sh., martesa e një vajze, e cila nuk ka marrëdhënie të mira me njerkun/njerkën, me njeriun e parë që i del përpara, pa menduar rreth kombinimit mes tyre dhe pa e njohur nga afër, vetëm duke u bazuar tek këshillat e shoqeve, mund të themi që është një mënyrë zgjidhjeje e përshpejtuar dhe e nxituar. Edhe gruaja e cila e shqetësuar nga mosinteresi i treguar nga bashkëshorti që sheh vazhdimisht televizor, në vend që të kërkojë rrugët e zgjidhjes por preferon të mendojë “ edhe unë po shoh punën time atëherë, lëre fare”, nuk ka zgjedhur një rrugë të përshtatshme për zgjidhjen e problemit.

Zgjidhja e problemit është e lidhur me realizimin e këtyre pesë proceseve që ndjekin njëri-tjetrin:

Fokusohuni mbi problemin: Për të pasur një motivim të mirë në zgjidhjen e problemit personi duhet të jetë i gatshëm për të harxhuar energji dhe kohë duke rritur ndjeshmërinë ndaj problemit. Dëshpërimi dhe mërzitja e lindur nga eksperiencat e hidhura të jetuara në të kaluarën mund të pengojnë fokusimin.

Përkufizoni problemin: Problemet sociale ashtu si problemet matematikore zgjidhen më mirë kur mendohen shkallë-shkallë, vlerësohen të njohurat dhe të panjohurat . Prandaj pikë së pari personi në fjalë duhet të njohë dhe vlerësojë mirë ndjenjat e veta dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes në lidhje me problemin, sjelljet, suficiencat dhe insuficiencat dhe kufirin deri ku mund të shkohet.

Gjeni alternativa: do të thotë zgjedhja e më të mirës duke vlerësuar të gjitha mundësitë që ke përpara. Prisni për të marrë vendimin e duhur. Për t’u siguruar për efektivitetin e zgjidhjes së gjetur personi pasi të përcaktojë alternativat duhet të mendojë i qetë për pak kohë dhe të presë.

Bëni një vlerësim të përgjithshëm rreth zgjidhjes: duke u marrë me një situatë problematike shihni sesa efektive do jetë zgjidhja.

Mos hyni në rrugë pa dalje: Përballja me një situatë të re, mungesa e njohurive dhe eksperiencës, pavendosmëria në zgjedhje, mosdallimi në mes të drejtës dhe të gabuarës, tensioni i vazhdueshëm brenda familjes dhe fajësimi i një personi, kujtimi i së kaluarës, ëndërrimi i tepruar, mendimi i zhytur në pesimizëm dhe mostregimi i një përpjekjeje për zgjidhjen e problemit të fut në një rrugë pa dalje dhe vështirëson zgjidhjen e problemit.

B;fretime
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi