Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Çdo i katërti malazez arsyeton dhunën familjare Empty Çdo i katërti malazez arsyeton dhunën familjare

Fri 13 Jul 2012 - 18:34
Mbi 90 për qind e qytetarëve të Malit të Zi deklaruan se ka dhunë familjare, ndërsa çdo i katërti burrë arsyeton dhunën në disa situata, tregojnë rezultatet e anketës më të re.Viktimat më të shpeshta të dhunës janë gratë dhe fëmijët, ndërsa burrat theksohen si dhunues. Sipas anketës, shkaqet e dhunës familjare janë varësitë e ndryshme, kriza ekonomike dhe edukimi partiakal.Çdo i katërti burrë i moshës prej 18 deri 30 ose 51 deri në 60 vjeç deklaroi se ekzistojnë situata kur dhuna fizike arsyetohet. Si dhe se gruaja ka qenë shkaku dhe është përgjegjëse për sjelljen e dhunshme të burrit.Njëzet e dy për qind e të anketuarve arsyetojnë dhunën fizike kur gruaja flirton, ndërsa ndaj burrave në të njëjtën situatë janë më tolerantë. Format më të shpeshta të dhunës familjare janë nënçmimi, sharjet, flakareshi dhe rrahja.

Anketa është bërë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim dhe delegacioni i Komisionit Evropian në Podgoricë, me ç’rast janë anketuar 1.100 njerëz në 17 prej gjithsej 21 komuna. /portalb/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi