Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhunuan dhe i hoqën thonjtë 15-vjeçares,që të bëhej prostitutë! Empty Dhunuan dhe i hoqën thonjtë 15-vjeçares,që të bëhej prostitutë!

Tue 13 Mar 2012 - 3:09
Dhunuan dhe i hoqën thonjtë 15-vjeçares,që të bëhej prostitutë! Thumbnail.php?file=dhune_183827194Avganistan-Gul Sahar u gjet në tualet, në bodrumin e shtëpisë së burrit të saj, në...

provincën verilindore të Baglan, pasi prindërit e saj denoncuan në polici zhdukjen e saj.

"Ajo ishte goditur, i kishin hequr thonjtë e dorës dhe i kishin thyer një krah" tha për AFP shefi i policisë lokale Rrahman Fazel.

"Tre gra,mes tyre edhe vjehrra e vajzës 15-vjeçare,u arrestuan,ndërsa bashkëshorti i saj mundi të arratiset" shtoi Rrahmani.

"Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike" tha drejtori i spitalit ku është transportuar vajza 15-vjeçare."Ajo ka plagë në këmbë dhe fytyrë,ndërsa i kanë hequr thonjtë e dorës së majtë" shtoi ai.

"Gul Sahar u martua shtatë muaj më parë në provincën Bantaksan,por më pas u transferua në provincën Baglan,ku ajo do të jetonte vetëm me bashkëshortin e saj" deklaroi Rachima Zarifi, përfaqësuese e të Drejtave të Grave në zonë.

Gjatë këtyre shtatë muajve, familja e 15-vjeçares nuk kishte komunikuar fare me vajzën.

Sipas Komisionit të të Drejtave të Njeriut afgane ,tremujorin e fundit të 2011 janë regjistruar në vend më shumë se një mijë raste të dhunës ndaj grave, ndërsa në vitin 2010 u regjistruan gjithsej 2.700 raste.

Sipas një raporti nga organizata joqeveritare Oxfam OJQ, 87% e grave në Afganistan kanë thënë se ata kanë vuajtur dhunë fizike, seksuale apo psikologjike, dhe janë shtyrë në martesa të detyruara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi