Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Keq me të hyra kufitare Empty Keq me të hyra kufitare

Tue 13 Mar 2012 - 18:06
E plotësuar) Janari dhe shkurti kanë qenë muajt më ters për Doganat e Kosovës. Ky institucion, që mbledh të hyrat kryesore për buxhetin e vendit, ka mbetur shumë mbrapa planifikimeve për grumbullimin e të hyrave për këtë vit. Madje, të hyrat janë më të ulëta edhe në krahasim me vitin e kaluar.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se rënia e grumbullimit të të hyrave është pasojë e motit të keq që ka mbretëruar në gjithë rajonin.

“Të hyrat në dy muajt e parë të këtij viti janë më të ulëta për 7 milionë euro, se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Krejt kjo si pasojë e motit të lig që ka mbretëruar gjatë këtyre muajve për shkak të reshjeve të shpeshta të borës”, shprehet për “Zërin” Huruglica, duke shtuar se gjatë këtyre muajve pika kufitare që lidh Kosovën me Malin e Zi, në Kullë, ka qenë e mbyllur.

Po ashtu ka pasur vështirësi në qarkullim edhe në autostradën Kosovë-Shqipëri.

Deri në fund të muajit të kaluar, përkatësisht në janar dhe shkurt, Doganat kanë grumbulluar 103 milionë euro të hyra, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kishin qenë 110 milionë euro.

Vitin e kaluar ky institucion kishte grumbulluar 827 milionë euro, përderisa plani për këtë vit arrin në 868 milionë euro, apo rreth 5 për qind më shumë se vitin që lamë pas.

Derisa të hyrat janë më të ulëta se viti i kaluar, apo edhe më të ulëta se plani për këtë vit, Huruglica shpreson se deri në fund të vitit do të arrijnë të grumbullojnë aq mjete sa ka planifikuar Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave.

Ai beson se deri në fillim të muajit të ardhshëm do të ketë barazim të grumbullimit të të hyrave me planin.

“Ndërprerja e reshjeve të borës është përcjellë me rritje të të hyrave doganore dhe shpresojmë që deri në fillim të muajit të ardhshëm të hyrat të barazohen me planin për këtë vit”, potencon Huruglica.

Për kreun e Doganave, mbledhja e 41 milionë euro këtë vit më shumë se vitin që lam pas, nuk paraqet ndonjë problem për institucionin që ai e drejton, deri në fund të vitit.

Këto të hyra, sipas tij, do të grumbullohen nga zhdoganimi i veturave deri në 13 vjet, akciza në lojërat e fatit, grumbullimi i të hyrave në dy pikat doganore në veri të vendit, etj.

Kryedoganieri Huruglica potencon se as konsumi nuk pritet të shënojë rënie, në krahasim me vitin e kaluar, përkundrazi do të ketë rritje, derisa gjatë dy muajve të kaluar ka pasur rënie të importit nga Serbia dhe vendet tjera.

“Gjatë janarit dhe shkurtit importi ka rënë edhe prej vendeve tjera, jo vetëm prej Serbisë, ndërsa për mallrat e kësaj të fundit si duket janë bërë zëvendësime, pasi që tregtarët janë orientuar për import nga vendet tjera”, ka nënvizuar ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi