Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Marrëveshja për pikëkalimet kufitare  Empty Marrëveshja për pikëkalimet kufitare

Mon 12 Nov 2012 - 9:34
Marrëveshja për pikëkalimet kufitare  Merdare-dogana

Pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njësojë si në të gjitha shtetet ku zbatohet Menaxhimi i Integruar të Kufirit, dhe një rast i tillë është pikëkalimi kufitar në Muriqan që lidh dy shtete, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Kështu ka deklaruar zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri duke i’u kundërpërgjigjur deklaratës së shefit të ekipit negociator serb, Dejan Paviçeviç i cili ka thënë se në vendkalimin kufitar në Jarinjë dhe Merdarë do të zbatohen dy pilot-projekte, në bazë të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Paviçeviç, citohet nga mediat serbe të ketë thënë se formimi i kalimeve nuk do të ngjasojë me kufi, dhe as që është qëllimi që të krijohet çfarëdolloj kufiri, por do të jetë një pikë kontrolli për të luftuar më lehtë kundër kriminelëve.

Zonja Tahiri që ka drejtuar delegacionin kosovar në dialogun teknik, në kuadër të së cilit është arritur Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, tha për Top Channel nëpërmjet telefonit se kjo marrëveshje do të zbatohet në të gjitha pikëkalimet kufitare mes dy shteteve, që gjithsej janë 6.

Tahiri ka shpjeguar më tej se sipas Protokollit Teknik në 4 pikëkalime kufitare, 2 në veri dhe dy në pjesën tjetër të kufirit do të zbatohet menjëherë kjo marrëveshje, ndërsa në dy të tjera në fazën e mëvonshme.

“Këto modele ekzistojnë. Përshëmbull është një përvojë e tillë midis Malit të Zi dhe Shqipërisë në pikëkalimin kufitar në Muriqan. Kështu që, ngjashëm sikur atje dhe sikur çdokund ku zbatohet, dhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë, në kufirin ndërshtetëror, ku kemi 6 pikëkalime kufitare në të gjitha këto do të ketë model të IBM-së, Menaxhimit të Integruar të Kufirit”, tha zonja Tahiri.

Më tej zëvëndëskryeminstrja Tahiri ka shpjeguar se sipas marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të dyja palët do të kenë autoritetin ekzekutiv, dhe do të kenë institucionet e tyre në ndërtesën e përbashkët kufitare.

“Të dyja shtetet, edhe Kosova edhe Serbia, do të kenë autoritetin e tyre ekzekutiv në kufi dhe punojnë me kushtetutën dhe ligjet e veta. Kosova do ta ketë Policinë e Republikës së Kosovës, Doganat dhe Agjencionet shoqëruese. Në anën tjetër, do të jetë pala serbe po ashtu e përfaqësuar me institucionet e saja”, sqaron zv/kryeministrja.

Sipas Tahirit, nënshkrimi i protokollit teknik nga të dyja palët, nënkupton që Serbia ka njohur integritetin territorial të Kosovës, dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Europian në raportin për zgjerim që ia ka dorëzuar Serbisë ka vënë qartë formulimin se Serbia duhet ta respektojë integritetin territorial të Kosovës.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi