Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Rënia e flokëve tek femrat Empty Rënia e flokëve tek femrat

Wed 7 Apr 2010 - 20:44
Rënia e flokëve tek femrat Bn253001 Ky artikull është në të vërtetë përgjigja që i kemi dhënë një vizitoreje të faqes sonë por duke menduar që mund të jetë i dobishëm edhe për gratë apo vajzat e tjera po e vendosim këtu.Këtu janë përmendur shkaqe për të gjithë grupmoshat në mënyrë të përgjithshme,
Së pari ju uroj të shkuara. Personalisht megjithëse besoj se do të keni vajtur do tju kisha këshilluar të shkonit tek një mjek specialist dermatolog kjo për tre arsye. E para se duhet parë dhe vizituar nga afër pacienti (zonën ku flokët kanë rënë mënyrën e rënies), e dyta se duhen bërë disa lloj analizash si ajo e shikimit të flokëve në mikroskop apo disa teste (si matja e flokut, shikimi me dritë të polarizuar, testi i tëheqjes, fototrikograma etj.) dhe e treta që mjeku të marri një anamnezë sa më të imët (historia e fillimit dhe e ecurisë së rënies së flokëve). Aq më tepër kur bëhet fjalë për rënien e flokëve tek gjinia femër problemi bëhet pak më i komplikuar. Këshilla ime është të mos përdorni asnjë gjë pa u konsultuar me dermatologun. Megjithatë mund të themi se disa nga shkaktarët janë p.sh hormonal pra rritja e hormoneve androgjene ( testesteron dhe si pasojë edhe dihidrotestesteron) por këto ndryshime sidomos tek vajzat e reja apo gratë para menopauzës shoqërohen edhe me probleme të tjera siç janë ato të menstruacioneve, puçrave në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit (shihni artikullin me të njëjtin titull në faqen tonë), me shtimin e qimeve atje ku normalisht tek femrat nuk shfaqen shumë apo me trashjen e zërit etj.(pra veçori mashkullore). Edhe pse ky problem shihet shpesh tek gratë pas menopauzës përsëri edhe tek vajzat e reja duhet menduar. Nëse keni prej këtyre shqetësimeve kontaktoni me një gjinekolog. Një tjetër shkak mund të jetë ajo që quhet rënie e flokëve telogjen efluvium pra kur aktiviteti i rritje së flokëve kalon nga faza aktive në atë të pushimit për një kohë shumë të shkurtër. Zakonisht flokët bien kur lahen apo kur krihen. Zakonisht rikthehen vetvetiu megjithëse mund të zgjasi pak gjatë. Një tjetër faktor është përdorimi i ndonjë ilaçi. Nuk e di nëse keni përdorur apo jo? Një tjetër faktor është mënyra e ushqimit (sidomos dietat me kalori të ulët) apo mungesa e vitaminave B dhe A dhe mungesa e proteinave apo zinkut. Një tjetër faktor është anemia (ulja e hemoglobinës në gjak) si pasojë e mungesës së hekurit, problemet me tiroidet për të cilat ju këshilloj të bëni një analizë gjaku dhe matjen e hormoneve të tiroideve T4 dhe TSH. Faktor të tjerë janë infeksionet nga më të ndryshmet (fungal=myk, viral apo bakterial) por që me një vizitë tek mjeku mund të përjashtohen (pa ju parë është e vështirë).Pastaj vijnë faktorët si stresi. Gjithashtu ka dhe një rënie që quhet alopesia areata=rënie lokale e flokëve ku një prej disa faktorëve është edhe alergjia apo sëmundjet endokrinologjike etj. Pra si fillim mirë është që të gjendet shkaku dhe nëse ai është i kurueshëm të kurohen por edhe nëse jo me ilaçe tani ka mjaft metoda të reja efikase si mbjellja e flokëve apo ndërhyrje kirurgjikale etj. Pra mos u shqetësoni patjetër do të ketë një zgjidhje që do tju përshtatet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi