Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të alarmuar nga rënia e flokëve në vjeshtë? Ç’thonë ekspertët Empty Të alarmuar nga rënia e flokëve në vjeshtë? Ç’thonë ekspertët

Tue 2 Oct 2012 - 1:31
Në periudhën e gështenjave, dermatologët ngrenë alarmin e rënies së flokëve. Një studim i fundit tregon se 6 në 10 persona janë të prekur nga ky fenomen, i cili shpjegohet me sëmundje të ndryshme, trashëgimi gjenetike apo një dietë e fuqishme si dhe stresi... ndërsa disa të tjerë e justifikojnë me ndryshimin e stinëve.Pse në këtë periudhë shtohet rënia e flokëve? Sipas disa ekspertëve ky fenomen fiziologjik është shumë i thjeshtë për tu shpjeguar, kjo pasi flokët bien në qetësi nga “lodhja” e verës, si dhe nga kontrasti dritë/errësirë dhe vapë/freski.

Nga studimi i bërë mbi 500 pacientë siç informon noa.al rezultoi se femrat janë më të prekura nga ky fenomen dhe konkretisht në masën 43%, ndërsa meshkujt në masën 29%.

Por ky problem theksojnë mjekët ka nevojë për mjekim, në mënyrë që floku të ushqehet dhe të ulet ritmi i rënies.

Sipas studiuesve thuhet se nuk ka pse të alarmohemi, pasi rënia e flokut vjen nga stresi i verës sa sapo kaluar si dhe periudhat e mbushura me energji dhe tension, ku theksohet se flokët që preken më shumë nga rënia janë të gjatët.

Theksohet gjithashtu se rënia e flokut nuk ndalet vetëm në këtë stinë, por shoqërohet edhe në pjesën tjetër të vitit, ku sqarohet se rënia e flokëve në masë më të madhe në vjeshtë lidhet në mënyrë të padiskutueshme edhe më rënien e flokëve.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi