Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Rënia e flokëve (alopesia) Empty Rënia e flokëve (alopesia)

Wed 7 Apr 2010 - 20:46
Rënia e flokëve (alopesia) U15888910 Çdo fije floku ka të ashtuquajturën jetëgjatësinë e saj. Këtu përfshihet një periudhë afërsisht 3 vjeçare (apo më shumë) aktive, pastaj një periudhë tranzicioni prej disa ditësh dhe së fundi një periudhë e tretë pushimi prej rreth 3 muajsh. Flokët rriten me 1/3 mm në ditë. Rreth 100 fije floku bien në ditë në mënyrë fiziologjike (normale). Rënia e flokut në mjekësi quhet alopesi. Megjithëse flokët tek njeriu nuk kanë ndonjë rol jetësor ata kanë një rol të rëndësishëm tek psikologjia e tij e sidomos tek femrat.
Shkaqet e rënies ku nuk ngelet shenje:
1) Alopesia androgjenike (shkaku më i shpeshtë i rënies së flokut.) Ky problem është më i theksuar tek meshkujt. Mendohet se një faktor siç është trashëgimia luan rol në këtë proçes. Në kurim përdoren disa ilaçe me hormone brenda.
2) Alopesia areata e karakterizuar me rënie flokësh vende vende. Mendohet se shkaktohet prej një burim infeksioni tek ata persona që u ka rënë rezistenca imunitare e trupit. Mund të shërohet vet ose duke përdorur ilaçe me kortizon apo me kurë drite (PUVA).
3) Telogen effuvium: Një tabllo ku flokët kalojnë prej një kohe të shkurtër nga periudha aktive në atë të shplodhjes. Këtu ka një rënie masive të flokëve. Për rreth 3-4 muaj flokët hollohen dhe rrallohen. Kjo gjendje pas lindjes dhe tek të sapolindurit mund të shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike (normale).
4) Sëmundjet e rënda infektive
5) Disa ilaçe që përdoren për sëmundjen e epilepsisë
6) Ndërhyrjet e rënda kirurgjikale
7) Ilaçet e kemoterapisë (kancerit)
Rënia e flokëve (alopesia) Icon_cool Hipotiroidia
9) Disa hormone dhe metale të rënda
Në kurimin e rasteve të mëposhme baza e kurës është largimi i shkakut. P.sh nëse është ilaç ndërprerja e tij (me kusht që ndërprerja e tij të mos shkaktoj më shumë dëm në trup sesa rënia e flokëve). Nëse është infeksion luftimi me të. Pas infeksionit flokët dalin përsëri.
10) Sëmundjet fungale (mikozat)
11) Sfilizi
12) Rrezet (radiacioni)
13) Mungesa e proteinave, hekurit, zinkut etj.
14) Gjithashtu edhe lidhja e flokëve fort bisht mund të shaktojë rënie të flokëve sidomos tek gratë.
Rënia e flokëve pas te cilave ngelen shenja:
Në këto raste ngaqë dëmtimi i flokut është mjaft i rëndë edhe mundësia për të dalë përsëri nuk ekziston. Kanceri i lëkurës, kura me rreze, djegiet e rënda me lëndë kimike apo termale, disa infeksione të rënda fungale apo tek disa sëmundje të rënda dermatologjike janë disa nga shkaktarët .

Si përfundim
Cilido që të jetë shkaktari nëse dikush vuan nga ky problem mjafton që të kontaktoj me një mjek dermatolog. Ndoshta problemi i tij mund të jetë mjaft i thjeshtë për tu kuruar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi