Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Enver Hoxha s’kishte diplomë universitare Empty Enver Hoxha s’kishte diplomë universitare

Tue 13 Mar 2012 - 22:14
Në vitet e diktaturës faktin se Enver Hoxha nuk kishte shkollë të lartë e dinin veç disa prej bashkëkohësve dhe shokëve të tij të rinisë. Gazeta e përditshme ‘Panorama’ shkruan sot se në biografinë e parë zyrtare të Hoxhës si sekretar i Parë i KQ të Partisë së Punës, botuar në vitin 1946, bëhet me dije se ai “ka kryer vetëm vitin e parë të studimeve në Universitetin e Monpeliesë në Francë, dega e Shkencave Natyrale, seksioni i botanikës”. Në asnjë rresht tjetër nuk përmendet diplomimi në Francë, por as ndonjë shkollë tjetër.

Libri “Enver Hoxha, biografi e shkurtuar” është botuar me përkujdesjen e KQ të Partisë në stabilimentin “Rinia”, në pranverën e vitit 1946, dhe ka qëndruar në qarkullim vetëm tre muaj. Në 58 faqet e tij, brenda kapakëve të trashë me ngjyrë të kuqe, përshkruhet në mënyrë kronologjike jeta dhe vepra e diktatorit nga lindja deri ditën e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945. Libri fillon me një biografi përmbledhëse të familjes Hoxha dhe vazhdon me vitet e fëmijërisë e të rinisë së Enverit, ku bie në sy mungesa e të dhënave për periudhën 1927-1936

E gjitha kjo, bashkë me përshkrimin e kontekstit historik, zë vetëm gjashtë faqe. Sakaq, 52 faqet e tjera i kushtohen rolit të Enverit gjatë luftës, ku përfshihet themelimi i Partisë, Konferenca e Pezës, e Labinotit, krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, Marrëveshja e Mukjes, Kongresi i Përmetit dhe përmbushja e detyrave si Komandant dhe Komisar i Lëvizjes Antifasiste.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi