Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë? Empty Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë?

Mon 4 Mar 2013 - 0:33
Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë?

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë? Enver

Historiani rus, Artjom Ulunjam, në tekstin e tij “Operacion i fshehtë Shpërthimi”, ka shkruar se udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte përgatitur për operacion ushtarak ndaj Jugosllavisë, pas vdekjes së Josip Broz Titos, transmeton gazeta kroate “Jutarnji list.

Enver Hoxha kishte menduar se pas vdekjes së Titos në Jugosllavi do të zhvillohej një luftë e përgjakshme në mes të forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.

Në fund të viteve ’70-ta dhe në fillim të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar, në takime sekrete të liderëve komunistë shqiptarë ishte planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi”, përmes së cilës planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, shkruan historiani rus.

Udhëheqësit komunistë shqiptarë, sipas tij, kanë shpresuar në një skenari, sipas të cilit pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Josio Broz Tito, do të shkaktohej luftë për pushtet në mes të liderëve të ish republikave të Jugosllavisë.

Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e përmendura i kishte marrë në bazë të memoareve të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes së Shqipërisë, Veli Lakaj.

Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”.

Ndonëse edhe më herët ishte spekuluar se ekzistonte një operacion i tillë i fshehtë, është vërtetuar se udhëheqësi komunist shqiptar kishte menduar se në Jugosllavi do të shpërthente një luftë e përgjakshme në mes forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.

Përveç problemeve të brendshme dhe luftës së ashpër për mbajtje të pushtetit në fund të viteve -70-ta, Hoxha kishte menduar se si nga situata potenciale të nxjerr përfitime maksimale. Prandaj, planin e tij ia kishte prezantuar rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve në vitin 1977. Prej atëherë kishin filluar përgatitjet serioze të udhëheqësve shqiptarë për çastin e vdekjes së Titos.

Në bazë të arkivave shqiptare dhe ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i preokupuar me atë se çfarë do të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. I frikësuar për regjimin e tij diktatorial, Hoxha kishte planifikuar të marrë Kosovën , gjë që vërtetohet edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruaj dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.

Diktatori komunist shqiptar kishte thënë se nuk duhet kursyer mjetet për Kosovën, sepse në të ardhmen do të shpaguhen. Ndonëse marrëdhëniet shqiptaro-kineze ishin gjithnjë e më të këqija, Hoxha gjithnjë e më shumë kishte frikë dhe ishte në panik nga sulmi në vendin e tij. Mirëpo, në të njëjtën kohë bënte plane luftarake, duke iu thënë gjeneralëve të tij: “Ne jemi në prag të luftës”.

Pavarësisht se Hoxha i frikësohej në mos forcat kineze do t’i organizonin grushtet, kjo nuk e ka penguar që në vitin 1978 të formojë “Zyrën për Kosovën”.

“Për aq sa na kanë lejuar rrethanat, ne me të gjitha mjetet i kemi përkrahur kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte një unitet nacional “, i kishte shkruar Hoxha ministrit të punëve të brendshme Kadri Hazbiut. /Telegrafi/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë? Empty Re: Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë?

Mon 4 Mar 2013 - 13:35
Mediat serbe: Enver Hoxha planifikoi të sulmonte Jugosllavinë?!
Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë? 41
Pas vdekjes së Titos lideri shqiptarë i kohës Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmonte Jugosllavinë.
Alb-observer.com informon se lajmi është bërë i ditur në mediat serbe dy ditë më parë, ku një e përditëshme kroate është hapur me këtë lajmë e ndërkohë lajmi më pas “ka marrë dhenë” në mediat serbe.

“Ka planifikuar Hoxha sulmin e Federatës së Bashkuar Socialiste të Jugosllavisë?”, shkruante dje media serbe “B92”. “Jutarnji Novosti” shkruan se Udhëheqja komuniste e Shqipërisë, në atë kohë diktatura më e mbyllur evropiane, planifikonte në mënyrë sekrete në fund të viteve ‘70 e fillimin e viteve ‘80, vënien në jetë të operacionit “Shpërthimi”.
Kjo, pasi krerët komunistë shqiptarë besonin se pas vdekjes së Josip Broz Titos, në Jugosllavi do të niste lufta e brendshme mes klaneve për pushtet, gjë që do t’i jepte Shqipërisë mundësinë e një ndërhyrjeje të shpejtë të forcave të saj ushtarake për të shtënë në dorë Kosovën, pjesë të Maqedonisë e Malit të Zi, të dominuara nga popullsi të etnisë shqiptare.
Ulunjan shkruan se për ekzistencën e planit është folur sopradikisht nga ish-zyrtarë komunistë shqiptarë, ndërkohë që burimet arkivore të zbuluara së fundmi tregojnë se lideri komunist Enver Hoxha ishte i obsesuar për atë që pritej të ndodhte në Jugosllavi me vdekjen e Titos. “Ai kishte besim se kjo do shkaktonte një betejë të përgjakshme për pushtet mes forcave ‘proruse’ dhe ‘proamerikane’”, shkruan “Jutarnji Novosti”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi