Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

REVISTA “PAVDEKËSIA” (Organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut) Empty REVISTA “PAVDEKËSIA” (Organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut)

Wed 14 Mar 2012 - 1:27
Në tetor të vitit 1996, shtypit shqiptar iu shtua edhe një organ i ri, Revista „Pavdekësia”, fillimisht organ i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ), kurse më pas, i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, me kryetar veteranin e nderuar Nikollaq Sallabanda.
Pagëzimin me emrin „Pavdekësia” e ka propozuar, veterani dhe publicisti i mirënjohur, Pipi Mitrojorgji. Kurse kryeredaktor i parë i saj, ka qenë gazetari i mirënjohur, Dr. Kozma Skarço. Që të tre këta personalitete, janë ndarë nga jeta.
Që nga viti 2001, kryeredaktor i saj është gazetari, Halil Katana.
Misioni i kësaj reviste është përjetësimi i veprës dhe emrit të dëshmorëve të kombit të të gjitha kohërave, si dhe respektimi e nderimi i familjeve të tyre brez pa brezi. Njëkohësisht, duke qenë organi i një subjekti të tillë shoqëror, siç është Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut (OKPDA), ajo pasqyron veprimtaritë e kësaj organizate në të gjithë vendin, si dhe mban qëndrime të vendosura politike ndaj forcave të caktuara, që mohojnë gjakun e dëshmorëve të LANÇ, apo të periudhave të tjera, dëshmorë të shpallur me ligj, sipas Statusit të Dëshmorit të Atdheut (ligji Nr. ..8607, datë 27.04.2000).

Tirazhi i kësaj reviste botohet nga 1600 deri në 2000 kopje.

Stafi aktual i revistës përbëhet:

Halil Katana – Kryeredaktor (halilkatana@yahoo.com)
Musli Matoshi- gazetar
Jani Capo – gazetar
Agim Shanaj- administrator.

Revista, me idealet që mbron dhe përcjell, ka afruar rreth vetës disa personalitete të publicistikës, të letërsisë e të kulturës sonë kombëtare, të cilët me shkrimet për dëshmorët e heronjtë dhe me këshillat e tyre të herëpashershme, e kanë ndihmuar këtë revistë në vazhdimësi. Për këtë arsye revista i ka vënë ata në ballë të nderit të saj, duke i shpallur
„Nderi i revistës „Pavdekësia”:
Dritero Agolli
Xhemil Frashëri
Nasho Jorgaqi
Vasil Gjylameti
Stiliano Sallabanda
Kadri Dingu
Myftar Memia
Ymer Minxhozi.

Revista është mbajtur gjallë nga bashkëpunëtorët e shumtë në të gjithë Shqipërinë. Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë janë njerëz idealistë, që shkruajnë në revistë dhe nuk marrin asnjë shpërblim. Redaksia ka ftuar të shkruajnë në faqet e revistës shokë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të tyre, dëshmitarë okularë të ngjarjeve madhore të luftës, sepse këta janë historia e gjallë dhe e pakontestueshme e saj. Me një punë këmbëngulëse është arritur t´u merren shkrime disa figurave të LANÇ, në momentet e fundit të jetës së tyre: shkrime me vlera.

Revista është përqëndruar në tri drejtime kryesore:
Përkujtimi i heronjëve dhe dëshmorëve, respektimi i familjeve të tyre dhe jeta e gallë e organizatës. Në përkujtimin e heronjëve dhe të dëshmorëve është synuar, në radhë të parë të mos mbetet asnjë prej tyre jashtë vëmendjes dhe, së dyti, të plotësohet sa më mirë portreti, jeta dhe vepra e secilit me fakte dhe argumente të reja.

Një vend të veçantë në faqet e revistës kanë zënë familjet me shumë dëshmorë.

Revista ka bërë dhe bën një punë të madhe për respektimin e familjeve të dëshmorëve.
Kjo është ndarë në tri periudha:
Periudha e parë ´96 – 2000 janë përpjekjet e mëdha për hartimin dhe miratimin e Statusit të Dëshmorit dhe familjes së tij, gjatë së cilës janë botuar artikuj e shkrime të ndryshme mbi domosdoshmërinë e hartimit të këtij statusi, duke paraqitur edhe projekte konkrete.
Përiudha e dytë nga 2000 deri në 2002, janë përpjekjet për ta detyruar qeverinë që të hartonte aktet nënligjore dhe masat për vënien në zbatim të këtij Statusi.
Përiudha e tretë, është kjo që jetojmë, përpjekjet për mbrojtjen e Statusit. Janë botuar deklarata, promemorje dhe shkrime të ndryshme, që argumentojnë qellimet e mbrapshta politike për heqjen e shpërblimit të familjeve të dëshmorëve.
Revista ka pasqyruar veprimtaritë e organizatës, në qendër e në rrethe, duke synuar jo vetëm një propagandë të thjeshtë, por dhe përvojën e mirë. Për këtë redaksia është ndalur më shumë te puna e aktivistëve që punojnë me një përkushtim të admirueshëm.
Ndërkohë janë bërë shumë përpjekje, për të sjellur në faqet e revistës brezin e ri, nxënës e studentë, duke hapur për krijimet e tyre faqe të veçanta letrare.
„Pavdekësia”, me shkrimet e saj, përkrah gazetës “Kushtrim Brezash”, ka plotësuar një zbrazëti të ndjeshme, të krijuar në shtypin shqiptar gjatë këtyre 17 vjetëve të fundit, duke mbajtur të pashuar emrin dhe veprën e dëshmorëve të LANÇ dhe të dëshmorëve të të gjitha kohërave, në hapësirat mbarëkombëtare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi