Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

29 Nëntori, Nishani nderon Dëshmorët Empty 29 Nëntori, Nishani nderon Dëshmorët

Thu 29 Nov 2012 - 10:57
29 Nëntori, Nishani nderon Dëshmorët Nishani29nentori

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nderoi të rënët e luftës nacional-çlirimtare duke vendosur një buqetë me lule në varrezat Dëshmorët e Kombit.

Pas ceremonisë së rastit, presidenti tha se është një meritë e vecantë e atyre që u ngritën e ranë në Luftën e Dytë Botërore që shqiptarët festojnë 100-vjetorin e Pavarësisë.

“Sot ne të gjithë kujtojmë dhe nderojmë veprën e tyre, e atyre që u ngritën e u bashkuan pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të tokës, nderit dhe flamurit tonë. Veprat e tyre janë sot më shumë se kurrë të realizuara. Sot më shumë se kurrë, ideali i tyre është jetësuar. Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend i lirë, sot Shqipëria është një aleate e NATO-s dhe e botës së Perëndimit, sot Shqipëria ecën e sigurt drejt integrimit europian, sot më shumë se kurrë kemi ç’t’u themi të gjithë brezave, që nga ngritja e flamurit e deri në ditët e sotme është një kontribut që nuk ka shkuar dëm”, deklaroi Presidenti Nishani.

Presidenti nuk ka dashur të komentojë debatin politik për datën e çlirmit të vendit. Sipas tij, kjo është çështje që i takon partive politike.

“Këto janë çështje të këndvështrimit të partive politike, janë të tyre. Presidenti i Repubvlikës duhet të respektojë detyrimet ligjore dhe atë çka Kuvendi ka miratuar me ligj. 29 Nëntori është përcaktuar nga Kuvendi si Dita e Çlirimit”, tha zoti Nishani.

I pyetur mbi refuzimin e Ministrit të Jashtëm grek për të qenë pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, nisur kjo nga deklaratat e kryeministrit Berisha “thënë në një kontekst historik”, Presidenti i Republikës tha:

“Momente të tilla të festimit të 100-vjetorit dhe përvjetorët që lidhen me Pavarësinë, janë pjesë e vlerësimit dhe të kujdesit të historisë sonë. Në tërë historinë tonë, Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk kanë patur qëllime të këqija ndaj fqinjëve. Shqipëria ka promovuar parime të flakta të bashkëjetesës. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial ndaj fqinjëve. Por sigurisht që në ditët e 100-vjetorit mund t’u referohemi çështjeve historike dhe kjo nuk përbën asnjë cënim për fqinjët”, u shpreh Presidenti.

Festa "e përçarjes"

29 Nëntori është data zyrtare e festimit të kësaj dite, por klasa politike ndan dy qendrime të kundërta, përkatësisht të djathtët e festojnë çlirimin në të njëjtën ditë me Pavarësinë, ndërsa të majtët respektojnë 29 Nëntorin.

Dje ishte kryeministri Berisha që rreth orës 13:00 vendosi buqeta me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri” duke nderuar dëshmorët e luftës nacional-çlirimtare, ndërsa sot dëshmorët e luftës nacional-çlirimtare nderohen nga opozita dhe LSI, që edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës, ka respektuar traditën duke përkujtuar 29 Nëntorin.
Nishani prish traditën e vendosur nga ish-presidenti Topi që përgjatë viteve që ndodhej në presidencë, respektonte 28 Nëntorin si Ditë të Çlirimit.

E sikur të mos mjaftonte kjo, debatit për Ditën e Çlirimit i është bashkuar edhe deklarata e albanologut gjerman, Robert Fischer që deklaroi në një konferencë me akademikët ditët e fundit, se “gjermani i fundit është larguar nga Shqipëria më 4 dhjetor.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi