Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, politika nderon dëshmorët Empty Kosovë, politika nderon dëshmorët

Sat 16 Feb 2013 - 15:39
Kosovë, politika nderon dëshmorët Prekaz-jashari

Kosova është në përgatitjet e fundit të festimeve për 5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e kryer më 17 shkurt të vitit 2008. Në kuadër të këtij përvjetori, udhëheqësit politikë kosovarë kanë bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në homazhe mori pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Për homazhe në nderim të familjes Jashari për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës pritet të mbërrijnë edhe krerët e tjerë të politikës, si kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të 2008-ës, 9 vjet pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s që i dha fund raprezaljeve serbe ndaj popullsisë shqiptare. Pavarësia u njoh menjëhërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pasuar nga vendet e tjera të Europës, përjashto 5-shen e BE-së që ende se ka ndërmarrë një hap të tillë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi