Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Itali, Borxhi i Bashkisë lë qytetin pa drita Empty Itali, Borxhi i Bashkisë lë qytetin pa drita

Wed 14 Mar 2012 - 13:25
Itali, Borxhi i Bashkisë lë qytetin pa drita 52266ROMË- Ndriçimi i rrugëve të një qyteti të vogël siçilian, Monreale, afër Palermos, u ndërpre, pasi kryetarja e bashkisë, nuk kishte paguar faturat me një vlerë prej një milion eurosh furnizuesit të energjisë elektrike.

Kryetarja, e djathtë, i detyrohet një milion euro shoqërisë "Gemmo" për ndriçimin e rrugëve, por edhe 600 000 euro shoqërisë "Giordano", që merret me transportin lokal dhe kërkoi konfiskimin e pasurive, që i përkasin komunës për të mbuluar borxhin.

Qyteti është i famshëm për katedralen e ndërtuar në shekullin e XII-të dhe tërheq shumë turistë.
"Situata po bëhet gjithnjë e më dramatike," deklaroi Massimiliano Lo Biondo, këshilltari bashkiak i qytetit Monreale, i cili i përket Partisë Demokratike.

"Banorët nuk ndihen të sigurtë dhe tregtarët paguajnë pasojat e një reduktimi të shërbimeve publike", theksoi ai, sipas faqes së internetit të gazetës "Corriere della Sera".

Shumë komuna italiane kanë gjithnjë e më shumë vështirësi për të mbyllur buxhetin pas viteve me shpenzime të pakontrolluara, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Mario Monti ka vendosur masa shtrënguese të rënda për të ndrequr financat publike të vendit.
(el.me/BalkanWeb)
Itali, Borxhi i Bashkisë lë qytetin pa drita Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi